Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

67% e familjeve bullgare jetojnë nën minimumin jetik

Foto: arkiv

Për jetën normale të një familjeje prej katër anëtarësh – dy të rritur dhe dy fëmijë, ka nevojë për 1280 euro në muaj, tregojnë të dhënat e Institutit për Studime Sociale të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura.

Kostoja e jetesës për një person nga një familje me katër anëtarë është 320 euro. Paratë janë të nevojshme për të mbuluar shpenzimet e ushqimit, shtëpisë, kujdesit shëndetësor, arsimit, transportit dhe pushimeve, sipas standardeve mesatare bullgare. 67% janë familjet me të ardhura totale nën minimumin e kërkuar. Në vitin 2018, pjesa e tyre ishte 71.5%, ndërsa në 2019 - 71%.

Familjet që mbijetojnë nën kufirin zyrtar të varfërisë janë 28.5%, domethënë 650,000 bullgarë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Karta bullgare e identitetit është zgjedhur si më e mira në Evropë në një ekspozitë prestigjioze në Zvicër

Në ekspozitën-konferencë High Security Printing EMEA-2025 në Bazel të Zvicrës, karta bullgare e identitetit fitoi vendin e parë për kartën më të mirë të identitetit në Evropë për vitin 2024, njoftoi Ministria e Brendshme. Përveç dizajnit të saj modern dhe..

botuar më 25-02-10 3.57.MD

Fëmijët bullgarë fituan një konkurs në SHBA për të projektuar një koloni hapësinore

Një ekip prej 12 nxënësish bullgarë të klasës së 11-të, i udhëhequr nga Elica Pavllova, fitoi vendin e parë midis pjesëmarrësve nga e gjithë bota në konkursin prestigjioz të projektimit të kolonive hapësinore të organizuar nga Shoqëria Kombëtare e Hapësirës..

botuar më 25-02-10 11.22.PD

Biblioteka në Jamboll me fushatën "Le të lexojmë për Bullgarinë"

Me rastin e festës së ardhshme kombëtare - 3 Marsit dhe 147 vjetorit të Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman, Biblioteka Rajonale në qytetin Jamboll zhvillon fushatën "Le të lexojmë për Bullgarinë". Iniciativa u drejtohet lexuesve të moshës 8 deri në..

botuar më 25-02-09 7.30.PD