Skuadra “Lokomotiv” nga Pllovdivi mundi kampionin e Bullgarisë “Ludogorec” me rezultat 1:0 në një ndeshje për super kupën e vendit. Golin e shënoi kapiteni i ekipit “Lokomotiv” Dimitër Iliev. Skuadra “Ludogorec” në minutën e 64-të mbeti me një lojtar më pak pas një kartoni të kuq për goditje pa top kundër një lojtari të rivalit.
Ballçik po pret regatën ndërkombëtare Ultramarine Balchik Match Race nga kalendari i European Match Race Tour (EMRT), raportoi BTA. Gara midis valëve të Detit të Zi do të mbahet nga 26 deri më 29 qershor. Do të garojnë ekipe nga Bullgaria, Polonia,..
Vendi ynë triumfoi në renditjen e medaljeve në Kampionatin Botëror të Gjimnastikës Ritmike për të reja, që u zhvillua në Sofje. Ekipi Kombëtar i Bullgarisë fitoi gjithsej gjashtë medalje – katër të arta dhe dy të bronzta. Gjimnastet tona u shpallën..
Hristo Cvetkov e fitoi për të pestën herë radhazi garën "Rrethi i Vitoshës", duke përmirësuar rekordin e vet personal. Ai përfundoi itinerarin 100-kilometërsh për 6:56:40 orë, duke përmirësuar rekordin e mëparshëm me plot 42 minuta, njoftoi BTA...
Nikolla Collov humbi fitoren e tij në Formula 3 në pistën Red Bull Ring në Austri. Kujdestarët teknikë zbuluan të dielën se pllaka e dyshemesë së makinës..