Ka të ngjarë që të ketë krizë politike para zgjedhjeve të rregullta parlamentare gjatë pranverës së vitit 2021. Një prognozë të tillë bëri para BNR-së Ivan Kostov – Ish-Kryeministër i Bullgarisë në periudhën 1997-2001.
Sipas tij “kjo krizë do të ndodhë në rast gërshetimi të krizës shëndetësore dhe pamundësisë së spitaleve për të pranuar pacientë në gjende të rëndë shëndetësore, nga njëra anë, dhe krizës ekonomike dhe nivelit jashtëzakonisht të ulët të besimit ndaj pushtetarëve, nga ana tjetër.”
Një qeveri teknike do të ishte në një gjendje më të leverdishme, sepse pritjet ndaj saj do të ishin më të ulëta. Detyra e qeverisë teknike duhet të jetë zhvillimi me kohë i zgjedhjeve të ndershme dhe jo përballimi i krizës shëndetësore dhe ekonomike pa parlament prapa tyre, është i mendimit Ivan Kostov.Kryetarja e Kuvendit Popullor, Natalija Kisellova, është për një vizitë pune në Shqipëri për të marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, në të cilën Parlamenti Bullgar do të marrë presidencën e..
Ambasadori i BE-së në Shkup bëri gërmimin e parë për një pikë të re kufitare Filloi puna për ndërtimin e pikës kufitare Markova Noga – Lemos midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, e financuar nga BE-ja. Projekti u prezantua në..
Një tjetër kulm në drejtimin negativ të marrëdhënieve në boshtin Sofje-Shkup. Arsyeja - votimi i ardhshëm, më 4 qershor në Komitetin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, mbi deklaratën e avancimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në..