Prej viteve Bullgaria “mban” vendet e fundit për nga cilësia e jetës në Bashkimin Evropian. Dhe në qoftë se kishte kohë, në të cilën ne e linim pas vetes Rumaninë, tanimë jemi të fundit në Evropë. Sipas të dhënave të Eurostatit, 54% prej bullgarëve janë të pakënaqur nga cilësia e jetesës së vet. Për krahasim, ky tregues për Bashkimin Evropian si tërësi del në mezi 16,4%.
Në pjesën më të madhe të statistikave Bullgaria mbetet mbrapa madje dhe pas vendeve nga ish kampi socialist, të cilat përpara viteve i ka tejkaluar. Sipas “Indeksit të arritjes 2019”, i cili krahason deri në çfarë shkalle vendet nga Blloku Lindor afrohen deri tek vendet e para anëtare të Bashkimit Evropian, Bullgaria përsëri është në bisht. Për krahasim - Estonia, Çekia dhe Sllovenia renditen në vendin e 13,14 dhe 15 derisa Bullgaria zë vendin e 29 në klasifikimin e përgjithshëm.
Sipas të njëjtit Indeks të Arritjes, vendi ynë paraqitet “më mirë” në kategoritë “Ekonomi” dhe “Drejtim” duke zënë pozitën e 28.
Sa i përket mirëqenies së vet, 70% nga bashkatdhetarët tanë ndihen të pakënaqur. Të dhënat e Eurostatit tregojnë se të ardhurat mesatare ekuivalente vjetore në Bullgari arrijnë 3590 euro, kundrejt 16 843 euro - në Bashkimin Evropian. Lajmi i mirë këtu është se tanimë ndodhemi në “dhomën e pritjes” të eurozonës, gjë e cila sipas analizatorëve supozon forcimin e stabilitetit dhe garanton një mbikëqyrje më të përpiktë evropiane.
Një stabilitet dhe një respektim të përpiktë të ligjit kërkojnë dhe protestuesit, të cilët tanimë për ditë të 28 lëvizin midis “Trekëndëshit të Pushtetit” dhe “Orllov Most” /ura emblematike e shqiponjave/ në Sofje, e cila është kthyer dikur në një simbol të demokracisë. Ndaj tyre bashkohen dhe bullgarë prej vendbanimeve të tjera në vend, si dhe gjithnjë e më shumë nga bashkatdhetarët tanë të cilët kanë ikur nga Bullgaria, pikërisht për shkak të mungesës së një perspektive.
Duke e parë përsëri statistikën, vendi ynë është në fund të klasifikimit dhe me një pabarazi të madhe, me një sistem të keq të kujdesit shëndetësor, një korrupsion të theksuar dhe një liri të ulët të mediave. Kurse kjo gjithnjë e më shumë i shtyn bullgarët, të cilët për shkak të mungesës alternative politike, refuzuan të votojnë.
Sipas një studimi aktual të agjencisë për studime sociale dhe të marketingut “Allfa Risërç”, mbi 60% prej bullgarëve i përkrahin protestat, gjë e cila për vendin tonë do të thotë dhe një përparim shumë i madh sa i përket shprehjes së një pozicioni të unifikuar civil. Për zgjedhje para afatit shpallen 37% nga përkrahësit e protestave. Kurse 66% prej bullgarëve përkrahin “qytetarët të cilët dalin të protestojnë në mënyrë spontane”, vënë në dukje sociologët.
Sa u përket zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, analizatorët prognozojnë një rishpërndarje të votave. Ata parashikojnë gjithashtu se në skenën politike do të nguliten rreth 6-7 parti bashhkë me partinë drejtuese GERB në krye.
Çështje kohe është që të kuptojmë sesi konfiguracioni politik do të zgjidhë çështjet më të dhimbshme të shoqërisë bullgare, një nga të cilat është cilësia e jetës në vendin tonë.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Eurostat, BTAAmbasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..
Votë inercie. Votë me pikën e fundit të shpresës se nesër çdo gjë do të jetë mirë dhe ne do të takohemi për zgjedhje pas katër vitesh. Një votë inati për politikanët, për ne, për të tjerët që nuk kanë votuar. Qëndrimet janë shumë të ndryshme -..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO...