Partia Socialiste Bullgare (BSP) kërkon që ditën e hënë të ketë mbledhje të jashtëzakonshme të Parlamentit, i cili që nga 1 gushti është në pushime verore. Socialistët duan që të dëgjohen Bojko Borisov dhe Ministri i Punëve të Brendshme Hristo Terzisjki për shkak të presionit të ushtruar mbi gazetarë gjatë konferencës kombëtare të GERB-it. BSP ngul këmbë gjithashtu për aktualizim të ngutshëm të buxhetit për shkak të masave sociale dhe ekonomike për përballimin e pasojave të krizës së koronavirusit dhe sigurimin e mjeteve për votimin me makina.
Rumen Geçev nga BSP kritikoi rritjen e pagave të nëpunësve të administratës shtetërore me 30% për shkak të pandemisë.
Sipas BSP-së ky është një veprim i dëshpëruar nga ana e Kryeministrit Borisov. Informacioni është i reporterit të BNR-së Daniell Inkov.Njëqind ditë pas fillimit të punës, qeveria e Rosen Zheljazkov gëzon miratimin e 19.2për qind të qytetarëve bullgarë, ndërsa 66 për qind e tyre shprehin një qëndrim negativ, sipas të dhënave të Agjencisë Sociologjike "Mjara". Qëndrime të ngjashme..
Djali i presidentit amerikan - Donald Trump Jr. dhe Gila Gamliel, Ministre e Shkencës dhe Teknologjisë e Izraelit, do të marrin pjesë në një forum biznesi në Sofje më 27 prill, organizuar nga platforma globale e aseteve dixhitale "Nexo", njoftoi..
Më 1 janar 2026 Bullgaria do të marrë për herë të dytë (pas 2018) presidencën e Strategjisë së Danubit. Kjo po ndodh në një kohë të vështirë për Evropën, kohë kur bota po ndryshon me shpejtësi, kur është më e rëndësishme se kurrë të forcohen..
Gazi natyror pritet të bëhet më i lirë me rreth 14% krahasuar me çmimin aktual, njoftoi drejtori ekzekutiv i “Bulgargaz”, Veselin Sinabov, në një takim..
Perspektivat për nxitjen e shkëmbimeve ekonomike dhe investimeve midis Bullgarisë dhe Polonisë, u diskutuan nga presidenti Rumen Radev në një takim me..
Prej dy dekadash, Bullgaria e di se për çfarë synon, tha Kryeministri Rosen Zheljazkov pas një takimi me Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa,..