Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nuk janë konstatuar shkelje në plazhin verior të Burgasit

Plazhi verior në Burgas
Foto: BGNES

Ministria e Turizmit zhvilloi një kontroll urgjent mbi gjendjen e plazhit detar “Burgas – Veri”, por nuk konstatoi shkelje sa i përket mirëmbajtjes së tij, megjithë informacionin e përhapur nga mediat. Sipas konstatimit të bërë rripi i rërës është i pastër, nuk ka sasi të mëdha prej algash dhe mbeturinash dhe koncesioneri e pastron plazhin rregullisht.

Nuk ka shkelje edhe sa i përket mirëmbajtjes së rripit të rërës, veprimtarisë së rojeve bregdetare, shërbimit mjekësor dhe punës së objekteve tregtare.

Ky është një prej plazheve më të vizituara dhe ofron çadra dhe shezlongjeve falas.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjykata e Drejtësisë e BE-së ka ndaluar një skemë të përhapur të mashtrimit të kredive të shpejta në Bullgari

Gjykata e Drejtësisë e BE-së në Luksemburg ka kufizuar abuzimet e kompanive të kredive të shpejta. Magjistratët vendosën që tarifat e garantuesit duhet të përfshihen në çmimin e kredisë, në të ashtuquajturën “përqindje vjetore e shpenzimeve”...

botuar më 25-04-23 11.14.PD

Mbrojtja evropiane ofron mundësi për prodhuesit bullgarë

Dhoma Bullgare e Tregtisë dhe Industrisë pret sot një seminar informues me temë "Mbrojtja evropiane dhe mundësitë për biznesin bullgar në zhvillimin dhe prodhimin e produkteve mbrojtëse". Qëllimi kryesor i seminarit është njohja e kompanive inovative..

botuar më 25-04-23 5.10.PD

Parashikimi i motit për 23 prillin 2025

Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 7° deri në 12°. Në Sofje do të jetë rreth 8°. Do të jetë me diell para mesditës. Pas mesditës, mbi masivet perëndimore do të zhvillohen vranësira me shi dhe do të ketë shira dhe bubullima..

botuar më 25-04-22 7.35.MD