Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një bullgar krijoi një automjet të ri elektrik

Foto: roadhunter.bg

Jeta në qytetin e madh me një infrastrukturë të keqe dhe një lidhje jo aq të mirë për nga transporti shumë shpesh kthehet në një sprovë dhe shkak për nerva të shumta e të tepërta. Për t’ju shmangur mangësive dhe telasheve në qendër me makinë personale gjithnjë e më shumë njerëz shfrytëzojnë mënyra alternative të ndryshme për të lëvizur.

Pikërisht këtë e propozojnë mjetet e transportit, të bashkuara nga termi i cili po fiton një popullaritet gjithnjë e më të madh “micromobility” /mikro-mobilitet/. Mes tyre renditen skuterët elektrikë dhe skuterët me një peshë nën 500 kilogramë, që përdoren në shumë qytete evropiane dhe botërore. Një nga shtesat e reja në këtë segment përbën hibridi me energji elektrike i cili është diçka në mes të biçikletës dhe të skuterit, i krijuar nga inxhinieri bullgar i automobilave Cvetan Iliev.

“Kur u paraqit skica e parë e modelit, fillova të jetoj në Sofje dhe udhëtimi deri në vendin e punës doli se është një proces jashtëzakonisht ngarkues për shkak të trafikut dhe të mosrespektimit të rregullave për lëvizje - tregon Cvetan Iliev. Qëllimi im qe që të propozoj diçka të ndryshme, por jo dhe mjaft të çmendur. Prandaj bëra llogarinë se një kombinim midis biçikletës dhe skuterit është një koncept, i cili ja vlen ta zhvilloj më tej. Ngulmova tek një dizajn më specifik, i cili e dallon shpikjen nga modelet e tjera të ngjashme në treg”.

Siç e dimë, çdo një mjet transportues hibrid i ka prioritetet e veta, por dhe mangësitë. Sa i përket shpikjes së inxhinierit Cvetan Iliev prioritetet janë më shumë - qëndrueshmëri, rezistencë, manovrueshmëri, dhe një kënaqësi nga lëvizja.


“Hibridi ofron mundësinë të përdoren një sërë aksesorësh të biçikletave dhe infrastrukturë - një kosh në timon, dhe mekanizma kyçëse - sqaron inxhinieri. Duke e krahasuar me biçikletën, prioriteti kryesor është se ka shumë më pak pjesë lëvizëse, kurse kjo çon deri në një çmim më të ulët, deri në një besueshmëri më të lartë dhe zvogëlon seriozisht nevojën për mirëmbajtje. Një mangësi për disa njerëz mbase do të jetë mungesa e vendit për t’u ulur. Por për mua kjo më tepër  është një prioritet, me qenë se kur je i ulur gjatë gjithë ditës përpara kompjuterit në dhomë, asgjë nuk të pengon për 15-20 minuta të qëndrosh drejt”.  

Prodhimi në seri i hibridit është prioriteti tjetër për Cvetan Ilievin dhe prej një viti ai po punon mbi arritjen e tij. Pohon se has vështirësi me grumbullimin e kapitalit fillestar. Por me qenë se në këtë moment po bisedon me një investues potencial, inxhinieri shpreson të fillojë punimin e pajisjes që nga periudha e vjeshtës. Sa u përket mundësive për zhvillim të këtij tipi automjeti ekologjik, ai prognozon se janë të shumta dhe tanimë do të rriten edhe më shumë.

“Kur e nisa këtë projekt, bëra një studim të hollësishëm të tregut - thotë akoma Cvetan Iliev. Përpara pandemisë nga Covid-19 e cila u dha një rritje të madhe blerjeve, numri i shitjeve të biçikletave elektrike rritej seriozisht. Tani kam porositur pjesë të reja, me qenë se disa prej tyre –për shembull ato për lëvizjen, vijnë nga furnizuesit aziatikë. Del se fabrika të mëdha nuk kanë kapacitetin të prodhojnë për shkak të porosive të shumta dhe të bumit në treg”. Shpikësi shton akoma se në fillim të epidemisë është ndier një ulje e lehtë dhe tërheqje e porosive, por tregu është rregulluar shumë shpejt dhe në këtë moment është përsëri në rritje.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: roadhunter.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Facebook/Shkolla e Mesme Nr. 81

Radio Bullgaria hyri në klasa

Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..

botuar më 24-11-01 4.57.MD

Për përulësinë ndaj iluministëve dhe dimensionin bashkëkohor të iluminizmit

Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..

botuar më 24-11-01 1.05.MD

Persona me vështirësi mendore prezantojnë në fotot "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër"

Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..

botuar më 24-11-01 5.20.PD