Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

U shua zjarri në malin Sakar

Foto: BGNES

U shua zjarri në malin Sakar në afërsi të kufirit bullgaro-turk. Më se 200 vullnetarë, zjarrfikës, pylltarë dhe ushtarë u përfshin në shuarjen e tij duke përfshirë edhe një helikopter. Zjarri asgjësoi më se 50 mijë dynym tokë bujqësore, kullota dhe pyje. U evakuuan dy fshatra. Nuk ka njerëz të dëmtuar. Dëmet mezi tani do të evidentohen. Zjarri u shkaktua nga një cigare e hedhur nga një shoferi i kamionit. Në rajon mbeten për të ruajtur 9 automobila të zjarrfikësve. Mbetet në fuqi gjendja e jashtëzakonshme shpallur për shkak të zjarreve në bashkitë e qyteteve Haskovo, Svilenrad, Harmanli, Topollovgrad, Dimitrovgrad.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°C, ndërsa në Sofje – 2°C. Reshjet e shiut që kanë filluar gjatë natës do të nisin të pushojnë, por gjatë ditës vranësirat do të mbeten të dendura mbi gjithë vendin. Moti do të mbetet..

botuar më 25-10-03 7.35.MD

Po rritet numri i viktimave të përmbytjeve në Elenite

Një burrë u mbyt në një garazh nëntokësor të një ndërtese në fshatin turistik Elenite, njoftoi administrata rajonale e Burgasit, e cituar nga BTA. Trupi i tij u gjet gjatë një kërkimi nga shërbimi i zjarrfikësve. Ndërkohë, guvernatori i rajonit të..

rinovuar më 25-10-03 6.04.MD

Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë marrëveshje përnjë tunel hekurudhor ndërkufitar

Këshilli i Ministrave miratoi ndryshimet në Marrëveshjen midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për përgatitjen, ndërtimin dhe funksionimin e një tuneli hekurudhor ndërkufitar. "Pas korrespondencës, u morën shënime nga pala e Maqedonisë së Veriut,..

botuar më 25-10-03 5.20.MD