Kësmetet për kafe janë një pjesë nga fushata e Bashkisë së qytetit Burgas për të promovuar markën e saj të re të turizmit. Fushata e promovimit përfshin dhe lojë me çmime, e cila është e drejtuar drejt adhuruesve të kësaj pijeje tradicionale freskuese.
“Ambasadorë” të saj janë lokalet - kafenetë e qytetit, pastiçeritë dhe restorantet. Krahas me pijen e preferuar dhe kaq të dashur nga shumica e njerëzve, ata venë dhe kësmete speciale për lezeti dhe për një gjendje më të mirë shpirtërore, të cilat u sjellin mundësi rreth 30 fatlumëve të vizitojnë vende dhe atraksione të shënuara vendase.
10 nga fituesit mund të shijojnë një projektim 3D për Akve Kalide, një qytezë historike në territorin e qytetit Burgas, e të tjera. 10 fatlumë të tjerë do të vizitojnë falas ishullin Anastasia, kurse të tretë - Festivalin e Figurave prej Rëre. Për këtë qëllim kandidatët duhet të shkojnë deri në Qendrën Informative Turistike “Sahati”.
Kësmetet drejtojnë mesazhet e veta tipike, si për shembull: “Takim përpara Sahatit”, “Selfi nga Ura”, “Një aventurë ishulli”, “Avioni numër 5, jepi gaz për të vajtur në Burgas”, “Darkë romantike në bregun e detit”, “Do të kapni peshkun e artë në plazhin e Burgasit” dhe të tjera.
Byreku (banica) dhe Sallata jonë“Shopska” kanë qenë më shumë se një herë në pozitat kryesore të renditjeve gastronomike botërore. Por kuzhina kombëtare bullgare nuk përbëhet vetëm nga këto dy gjellë, qebapët , patatet e skuqura me djathë..
Në kulmin e verës, ne kërkojmë freski në male, dhe muajt korrik dhe gusht janë më të ngarkuarit për hotelet dhe vendet e akomodimit përgjatë rrjedhës së sipërme të Ardës. Një pamje e re panoramike do të tërheqë pushuesit përgjatë shtigjeve të Rodopeve..
Me përgatitjen e 1500 akulloreve me shurup qershie mbrëmjen e sotme në sheshin “Velbëzhd” në Kjustendill , nis Festivali i Qershisë . Programi do të zgjasë tre ditë, njoftoi korrespondenti i BNR në qytet Kirill Falin. Posaqërisht për..