Pritet që edhe sivjet shumë bullgarë të ngjiten në majën Shipka në malin Stara Pllanina, që të përulen para heroizmit të heronjve të vdekur për lirinë e Bullgarisë. Mbrojtja e Grykës së Shipkës është një prej betejave më heroike dhe vendimtare gjatë Luftës Çlirimtare Ruso-Turke (1877-1878). Betejat midis mbrojtësve së Grykës së Shipkës dhe ushtrisë turke janë të njohura në histori si “Epopeja e Shipkës.
Festimi i përvjetorit të 143-të të Epopesë së Shipkës do të fillojë me një meshë në Manastirin Sokollovski afër Gabrovos për nder të heronjve të vdekur në luftërat epike. Programi do të vazhdojë me ngjitjen e 890 këmbëve drejt Monumentit të Lirisë në majën Shipka. Pritet që Presidenti Radev të bashkohet me qytetarët, të cilët do t’i drejtohet majës, dhe në orën 12.00 të mbajë fjalim.
Një ditë para festimit të përvjetorit pranë Monumentit të Lirisë u shtri një prej flamujve më të mëdhenj kombëtar – 60 metra katrorë.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..