Canko Cankov, i cili dje arriti ta përmirësojë rekordin botëror për një notim të pandërprerë prej 12 orësh në pishinë, tashmë ka një qëllim të ri - të notojë tërë distancën e ngushticës së Gjibaltarit dhe të shënojë një rekord të ri botëror.
Bullgari 33 vjeçar ka lindur në Burgas. Ai u bë njeriu i parë, i cili arriti ta kalojë kufirin prej 50 kilometrash të notimit në pishinë, duke notuar pa ndërprerje një distancë prej 50 km e 600 metrash. Me rezultatin e arritur bullgari do të aplikojë për Librin e Rekordeve të Ginesit.Traileri zyrtar i filmit “Gundi – Legjenda për dashurinë” bëri bujë të vërtetë, duke u kthyer në një nga më të suksesshmit në historinë e kinematografisë bullgare. Deri më sot, videoja grumbulloi miliona shikime, gjë që dëshmon për interesimin e madh..
Grigor Dimitrov humbi 1/8 e finales në Shangai ndaj çekut 19-vjeçar Jakub Mensik 3:6, 6:3, 4:6. Ndeshja zgjati dy orë e pesë minuta. Në çerekfinale Mensik do të përballet me Novak Gjikoviq, i cili mposhti Roman Safiullin 6:3, 6:2. Një javë më..
Maratonistët Pirin Gallov dhe Pavlin Rajçev nisën një vrapim përgjatë itinerarit Kom-Emine në malin Stara Planina, gjatësia e të cilit është 580 kilometra. Të dy do të bëjnë një përpjekje për të kapërcyer rrugën e gjatë me shpejtësi të madhe së..