Canko Cankov, i cili dje arriti ta përmirësojë rekordin botëror për një notim të pandërprerë prej 12 orësh në pishinë, tashmë ka një qëllim të ri - të notojë tërë distancën e ngushticës së Gjibaltarit dhe të shënojë një rekord të ri botëror.
Bullgari 33 vjeçar ka lindur në Burgas. Ai u bë njeriu i parë, i cili arriti ta kalojë kufirin prej 50 kilometrash të notimit në pishinë, duke notuar pa ndërprerje një distancë prej 50 km e 600 metrash. Me rezultatin e arritur bullgari do të aplikojë për Librin e Rekordeve të Ginesit.Federata Bullgare e Peshëngritjes ka shpallur falimentimin e vet për shkak të borxheve të mëdha. Peshëngritësit Karlos Nasar dhe Bozhidar Andreev , të cilët fituan përkatësisht medaljen e artë dhe atë të bronztë në Lojërat Olimpike..
Dy medalje ari dhe tre bronzi fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e Hapur Olimpik të Taekwondo-së në Shqipëri. Hristijan Georgiev fitoi medaljen e artë në kategorinë e të rinjve deri në 54 kg, pasi shënoi pesë fitore. Në ndeshjen e tij të..
Antonio Papazov, Tihomir Barotev dhe Borisllava Ivanova fituan një medalje bronzi në kategorinë "Treshe" në Kampionatin Botëror të Aerobikës Sportive për meshkuj dhe femra në Pesaro. Para përfaqësuesve tanë u rreshtuan vetëm konkurrentët e Kinës..