Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri Bojko Borisov: Grushtet e ngritura nuk janë një simbol i demokracisë

Bojko Borisov
Foto: BTA

“Regjimet totalitare kanë asgjësuar milionë fate njerëzore. Dhuna dhe ashpërsia, me të cilat shkeleshin liri kryesore, nuk kanë vend në botën e sotme!” Këtë e shkroi Kryeministri Bojko Borisov në faqen e vet në Facebook me rastin e 23 gushtit – Dita evropiane e përkujtimit të viktimave të nazizmit e të komunizmit.

 “Nuk ka vend për nacionalizëm dhe komunizëm, as për revanshizëm dhe ndarje”, shkroi gjithashtu Kryeministri, duke nënvizuar se grushtet e ngritura dhe provokimi i qëllimshëm i tensionit mes qytetarëve nuk janë simbol i demokracisë.

Besoj se rendi, zhvillimi dhe mirëkuptimi arrihen me dialog dhe jo me grusht! Prandaj le t’i mbrojmë me veprat tona”, bëri thirrje Bojko Borisov, duke shënuar në fund: “Le të përkulemi para kujtesës së viktimave të regjimeve totalitare!”


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..

botuar më 24-11-08 3.30.MD

Nënpresidentja Ilijana Jotova e quajti Asamblenë e re Kombëtare "të paligjshme"

Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..

botuar më 24-11-07 5.38.MD
Ljupço Georgievski dhe avokati Naser Raufi (djathtas)

Bullgarët nga Manastiri do të kërkojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre para gjykatës në Strasburg

Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..

botuar më 24-11-07 9.51.PD