Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeprokurori Ivan Geshev: Jemi mafi, sepse nuk lejojmë standarde të dyfishta

| rinovuar më 20-08-24 2.28.MD
Mbledhja kombëtare e prokurorëve në rezidencën "Bojana"
Foto: BTA

Prokurorë nga tërë vendi iu kundërvunë provave për ndërhyrje politike në punën e Prokurorisë. Kjo ndodhi në kuadrin e mbledhjes kombëtare që po zhvillohet në rezidencën “Bojana” të thirrur nga Kryeprokurori Ivan Geshev në mbrojte të pavarësisë së Prokurorisë.

“Jemi mafi, sepse treguam se nuk do të lejojmë standarde të dyfishta – për njerëzit me miliardë dhe me ndikim politik dhe mediatik dhe për bullgarët e tjerë, ashtu siç ishte dekada me radhë. Jemi mafi, sepse zgjodhëm problemin e mashtrimeve telefonike, sepse i pakësuam vjedhjet 20% gjatë pesë muajve të parë të këtij viti”, vuri në dukje Kryeprokurori Ivan Geshev në fjalimin e vet para Prokurorëve, transmetuan reporterët e BNR-së.

Mbledhja përfundoi me miratimin e një deklarate të përbashkët në mbrojtje të pavarësisë së prokurorisë.

Mbërritja e prokurorëve për takimin u shoqërua me një protestë të organizatës rinore të “Po, Bullgaria!” kundër Kryeprokurorit me thirrje “Mafi” dhe “Dorëheqje”.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nuk ka blerës të "Lukoil Neftohim Burgas"

Nuk ka interes të deklaruar investitorësh nga një blerës i ri dhe negociata për shitjen e "Lukoil Neftohim Burgas". Kjo u njoftua nga Ministri i Energjisë Zheço Stankov për BNT. Stankov iu referua përfaqësuesit të shtetit në Bordin Mbikëqyrës të..

botuar më 25-10-13 11.02.PD
Foto: Forcat Ushtarake - Detare Bullgare

U shpëtua një ekuipazh ukrainas nga një anije që u fundos në Detin e Zi

Ekuipazhi i një anijeje mallrash me flamur Kameruni me 10 marinarë ukrainas në bord u shpëtua në një operacion të udhëhequr nga Qendra e Koordinimit Detar në Varna, njoftoi kreu i saj Rumen Nikollov. Anija "EILEEN" u fundos me shpejtësi për shkak të..

botuar më 25-10-13 10.26.PD

Kryeministri kërkoi mbështetje nga bashkitë gatë futjes së euros

Lufta kryesore politike që po zhvillohet në Bullgari lidhet me orientimin gjeopolitik të vendit në të ardhmen. Kjo u tha nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në një fjalim në hapjen e Takimit Vjetor të Shoqatës Kombëtare të Bashkive në vendpushimin..

botuar më 25-10-13 8.36.PD