Kryeministri Bojko Borisov mbërriti në Greqi, ku bashkë me kryeministrin grek Kiriakos Mitsotakis ishte i pranishëm në një ceremoni zyrtare, në të cilën operatori bullgar i gazit u bë aksionar i barabartë në projektin për terminalin e gazit të lëngëzuar natyror afër Aleksandrupolisit.
Në Facebook Borisov nënvizoi se nënshkrimi i marrëveshjes do të lejojë që Bullgaria të përfitojë në një shkallë të plotë nga mundësitë e reja, që sigurojnë furnizimet e gazit të lëngëzuar natyror nga furnizime të ndryshme, përfshi këtu dhe nga SHBA-ja, Katari dhe Izraeli.
“Sot po e krijojmë historinë”, tha Borisovi para Mitsotakisit para ceremonisë zyrtare, në të cilën ishte e pranishme edhe Ambasadorja e SHBA-së në Bullgari Herro Mustafa.
Puna e institucioneve të kontrollit u bë shumë më gjithëpërfshirëse dhe më e përgjegjshme pas pranimit të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Kontrolli përgjatë kufijve tanë të brendshëm me Rumaninë dhe Greqinë do të vazhdojë me masa kompensuese..
Në ditën e parë të vitit të ri 2025, në Qendrën e Shpëtimit të Kafshëve të Egra “Ballkani i Gjelbër” u pranuan gjithsej 606 zogj të borës së malit (Fringilla montifringilla), 591 prej të cilave të ngordhura. Informacioni për fatkeqësinë erdhi..
Ndryshimet “ndjehen në ajër”, studentët kthyen shpresën që e kishim humbur gjatë viteve dhe shoqëria duhet të normalizohet – këto janë mesazhet nga tribuna “Çfarë shoqërie aspirojmë”, e cila u zhvillua në sallën e Qendrës Kulturore në Caribrod njoftoi..
GERB-SDS përfundon negociatat për formimin e një qeverie të rregullt për shkak të refuzimit të "Bullgarisë Demokratike" (DB) për të mbështetur një kandidat..
Më 6 janar, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Epifaninë . Sipas Biblës, në këtë ditë Gjon Pagëzori pagëzoi Jezu Krishtin në lumin Jordan...
Presidenti ia shtyu GERB-it dhënien e mandatit të parë eksplorues për formimin e qeverisë deri më 13 janar. Përpara Bekimit të Flamujve Luftarak të..