Paftat janë një zbukurim tipik bullgar. Ato janë element i kostumeve popullore nga krahina të ndryshme të Bullgarisë. Këto dekorime prej veshjes tradicionale bullgare mund të kenë forma më të ndryshme. Janë mbuluar kryesisht me ornamentikë florale, nganjëherë edhe me aplikacione prej sedefi. Në disa pafta mund të ketë edhe motive kafshore.
Historia e paftave në trojet tona na kthen prapa në Mesjetë, kur ato e kanë treguar statusin social të burrit.Sipas zbulimeve arkeologjike afër fshatit Madara në rajon janë krijuar pafta që gjatë shekullit IX – X dhe janë prodhuar në masë gjatë Mbretërisë së Dytë Bullgare /1185-1396/.
Pas rrëzimit të Bullgarisë nën Zgjedhën Osmane në shekullin e XIV bullgarët humbin forcën e tyre ushtarake. Për këtë shkak paftat dalëngadalë bëhen pjesë e kostumit femëror, duke i shndërruar në mbrojtëse të pjesës më të rëndësishme femërore – organet e lindjes.
Gjatë gjysmës së dytë të shekullit të XVIII në paftat ka madje elemente të stilit të barokut, ndërsa në disa prej tyre janë pikturuar skena biblike – Krishtlindja, Ungjillëzimi i Hyjlindëses, Ngjallja e Krishtit.
Mirëpo, në fillim të shekullit të XX kostumet popullore fillojnë të sprapsen para veshjes moderne të qytetit, që të zënë një vend të denjë në muze, ose në dollapët e gjysheve tona.
Më shumë hollësi për këtë element origjinal dekorativ prej veshjes tradicionale bullgare mund të mësoni në publikimin nga koleksioni i Radio Bullgarisë Mesazhet e fshehura të paftave bullgare
Foto: arkiv, botevgrad.comTrupat tokësore në Bullgari po shënojnë festën e tyre ushtarake. Në një njoftim për shtyp të Ministrisë së Mbrojtjes, theksohet se më 19 nëntori mbushen 139 vjet nga fitorja e lavdishme në Slivnica dhe 146 vjet nga krijimi i forcave tokësore bullgare. Kjo..
Më 16 nëntor 1878 lindi Mihajllo Parashçuk - skulptori ukrainas që krijoi elemente arkitekturore nga dekorimi i disa prej ndërtesave më të bukura në kryeqytetin bullgar. Rruga e tij nisi nga fshati Varvarinci (atëherë brenda kufijve të Perandorisë..
“Sot festojmë një përvjetor: 139 vjet nga Lufta Serbo-Bullgare dhe fitorja e ushtrisë së re bullgare. Ashtu si Bashkimi i Bullgarisë është vetëm çështje bullgare, kështu edhe fitorja në këtë luftë është fitore vetëm e ushtrisë bullgare”. Ministri i..
Më 24 nëntor, Kisha Ortodokse nderon Shën Katerinën, e cila ishte një nga gratë më të arsimuara të kohës së saj. Ajo jetoi në fund të shekullit III..
Në festën e Hyrjes së Nënës së Zotit në Tempull më 21 nëntor sipas Kalendarit Gregorian dhe Ditën e Kryeengjëjve Mihaill dhe Gavrijil sipas Kalendarit..