Kopshti Universitar Botanik në Ballçik rregulloi një ekspozitë kushtuar 160 vjetorit të lindjes së mbretëreshës Eleonora Bëllgarska. Prezantohen fotografi të siguruara nga Agjencia Shtetërore “Arkiva” të cilat tregojnë jetën e mbretëreshës pas dasmës së saj me mbretin Ferdinand I. Që me ardhjen në Bullgari ajo filloi të njihet me kulturën bullgare dhe iu dedikua kauzave bamirëse. Mbretëresha restauroi Kishën e Bojanës, krijoi një sanatorium fëmijësh dhe themeloi Shoqatën e Grave “Smaritane”. Ishte dhuruesja kryesore e Kryqit të Kuq të Bullgarisë dhe u përfshinte si infermiere në frontet e luftërave për bashkim kombëtar nga viti 1912 deri në vitin 1917. E quanin “Engjëlli i Bardhë me Kryqin e Kuq” dhe është gruaja e vetme mbajtëse e urdhrit ushtarak “Për Trimëri” (shkallë IV).
Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e errësirës. Është një nga festat më të rëndësishme të krishtera fikse të vjeshtës, e quajtur edhe..
Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..
Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...