Në kuadrin e Forumit Strategjik në qytetin slloven Bled Kryeministri Bojko Borisov u takua me homologun e tij slloven Janez Janša. Në qendër të takimit të tyre ishte thellimi i bashkëpunimit dypalësh, si dhe tema të tjera aktuale dhe mbarevropiane, bëri të ditur zyra e shtypit pranë qeverisë.
Borisov vuri në dukje se Bullgaria e përshëndet vendimin që prioritet i Presidencës së ardhshme sllovene të Këshillit të BE-së të mbetet zgjerimi i Bashkimit me shtetet e Ballkanit Perëndimor. Kjo është garanci për arritjen e stabilitetit, paqes dhe prosperitetit për mbarë regjionin” – theksoi Kryeministri bullgar.Në kuadër të një vizite pune në Shqipëri sot, më 16 shtator, ministri i mbrojtjes i Bullgarisë, Atanas Zaprjanov, mori pjesë në panelin "Vendet e Evropës Juglindore si garantues të sigurisë së Bashkimit Evropian" në Forumin për Ndërlidhje – Tirana..
Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu priti sot, 15 shtator, në Tiranë Ministrin e Mbrojtjes të Bullgarisë Atanas Zaprjanov, i cili bëri vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri, i shoqëruar nga një delegacion i rangut të lartë. Këtë e raportoi në faqen e..
Më 15 shtator 2025, Ambasadorja e Federatës Ruse në Sofje, Eleonora Mitrofanova, u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme në lidhje me shkeljen e qëllimshme të hapësirës ajrore të Polonisë, një aleat i Bullgarisë në NATO dhe partner i BE-së,..
Athina është nën presion për të shitur avionë luftarakë që do të dërgohen në Ukrainë Greqia vazhdon të refuzojë të ofrojë pajisje ushtarake me..