Ditën e 54 të protestave në Bullgari me kërkesë për dorëheqjen e qeverisë dhe të Kryeprokurorit Ivan Geshev protestuesit mblidhen para përfaqësisë së Komisionit Evropian në lidhje me aksionin e planifikuar prej tyre “Hapja në masë e syve”. Më këtë aksion të pakënaqurit kërkojnë që liderët politikë evropianë të shpallin pozitën e tyre të qartë, sepse sipas protestuesve udhëheqja e Kryeministrit Bojko Borisov shkakton krizë institucionale në vend, transmetuan reporterët e BNR-së.
Pasi DPS shpalli pozitën e vet kundër projektit të GERB-it për ndryshime në Kushtetutë dhe thirrjes së Kuvendit të Madh Popullor organizatorët e protestës nga e ashtuquajtura “Trio e Helmuar” shpallën pozitën e vet për dorëheqje të shpejtë të qeverisë së Bojko Borisovit, formimin e një qeverie teknike dhe zhvillimin e zgjedhjeve të ndershme.
Sipas protestuesve ka një demokraci të rreme dhe mjete të shumta për projekte të mëdha infrastrukturore gjenden në xhepat privatë.
Mbeten të bllokuara tri udhëkryqe kryesore në kryeqytetin e Sofjes – në Orllov Most, midis Presidencës dhe Këshillit të Ministrave dhe pranë Universitetit të Sofjes “Shën Klementi i Ohrit".Një delegacion kishtar nga Patrikana Bullgare, i përfaqësuar nga Mitropoliti Antonij dhe Ati Profesor Ivan Ivanov, ishte ndër delegacionet zyrtare për fronëzimin dhe inicimin e Papës Leoni XIV më 18 dhe 19 maj. Përfaqësuesit bullgarë i dorëzuan Papës..
Qeveria do të ndajë 15 milionë leva (7.7 milionë euro) përveç subvencionit për transportin publik të Sofjes. Kjo u ra dakord sot në një takim midis kryeministrit Rosen Zheljazkov dhe udhëheqësve të sindikatave, njoftoi gazetarja e BNR-së Cvetelina..
Presidenti Rumen Radev u prit nga Perandori japonez Naruhito. Takimi midis të dyve në Tokio zgjati, sipas protokollit, gjysmë ore. Gjatë vizitës së tij, kreu i shtetit mbajti më parë një leksion mbi marrëdhëniet dypalëshe midis Bullgarisë dhe..
Një delegacion kishtar nga Patrikana Bullgare, i përfaqësuar nga Mitropoliti Antonij dhe Ati Profesor Ivan Ivanov, ishte ndër delegacionet zyrtare për..
Presidenti Rumen Radev u prit nga Perandori japonez Naruhito. Takimi midis të dyve në Tokio zgjati, sipas protokollit, gjysmë ore. Gjatë vizitës së..
Protestuesit në mbështetje të levit bullgar bllokuan përkohësisht trafikun në qendër të kryeqytetit të dielën në mbrëmje. Protesta u zhvilluan në..