Ditën e 54 të protestave në Bullgari me kërkesë për dorëheqjen e qeverisë dhe të Kryeprokurorit Ivan Geshev protestuesit mblidhen para përfaqësisë së Komisionit Evropian në lidhje me aksionin e planifikuar prej tyre “Hapja në masë e syve”. Më këtë aksion të pakënaqurit kërkojnë që liderët politikë evropianë të shpallin pozitën e tyre të qartë, sepse sipas protestuesve udhëheqja e Kryeministrit Bojko Borisov shkakton krizë institucionale në vend, transmetuan reporterët e BNR-së.
Pasi DPS shpalli pozitën e vet kundër projektit të GERB-it për ndryshime në Kushtetutë dhe thirrjes së Kuvendit të Madh Popullor organizatorët e protestës nga e ashtuquajtura “Trio e Helmuar” shpallën pozitën e vet për dorëheqje të shpejtë të qeverisë së Bojko Borisovit, formimin e një qeverie teknike dhe zhvillimin e zgjedhjeve të ndershme.
Sipas protestuesve ka një demokraci të rreme dhe mjete të shumta për projekte të mëdha infrastrukturore gjenden në xhepat privatë.
Mbeten të bllokuara tri udhëkryqe kryesore në kryeqytetin e Sofjes – në Orllov Most, midis Presidencës dhe Këshillit të Ministrave dhe pranë Universitetit të Sofjes “Shën Klementi i Ohrit".Në një takim me Presidentin Rumen Radev, Shenjtëria e tij Patriarku bullgar Daniill e informoi atë për pasojat e vendimit përfundimtar të gjykatës për mundësinë e regjistrimit të një "kishe ortodokse" paralele. Gjatë bisedës Radev theksoi se Kisha Ortodokse..
Rreth 300 milionë leva shtesë është dimensioni financiar i anëtarësimit tonë të plotë në zonën Shengen, bëri të ditur ministri i turizmit në detyrë Evtim Milloshev. Kjo parashikohet në një analizë paraprake, sipas së cilës përfitimet direkte për..
Të premten vranësirat do të rriten nga veriperëndimi, ndërsa në mbrëmje në veriperëndim të Bullgarisë do të ketë reshje shiu, të cilat shpejt do të kalojnë në borë. Do të fryjë erë mesatare jugperëndimore, e cila pasdite në Rrafshinën e Danubit do të..
Dy monedhat më të kërkuara nga bullgarët në vitin 2024 mbetën dollari amerikan dhe euroja, si në vitin 2023. Ishin jashtëzakonisht të njohura edhe..
GERB-SDS përfundon negociatat për formimin e një qeverie të rregullt për shkak të refuzimit të "Bullgarisë Demokratike" (DB) për të mbështetur një kandidat..
Më 6 janar, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Epifaninë . Sipas Biblës, në këtë ditë Gjon Pagëzori pagëzoi Jezu Krishtin në lumin Jordan...