Ditën e 54 të protestave në Bullgari me kërkesë për dorëheqjen e qeverisë dhe të Kryeprokurorit Ivan Geshev protestuesit mblidhen para përfaqësisë së Komisionit Evropian në lidhje me aksionin e planifikuar prej tyre “Hapja në masë e syve”. Më këtë aksion të pakënaqurit kërkojnë që liderët politikë evropianë të shpallin pozitën e tyre të qartë, sepse sipas protestuesve udhëheqja e Kryeministrit Bojko Borisov shkakton krizë institucionale në vend, transmetuan reporterët e BNR-së.
Pasi DPS shpalli pozitën e vet kundër projektit të GERB-it për ndryshime në Kushtetutë dhe thirrjes së Kuvendit të Madh Popullor organizatorët e protestës nga e ashtuquajtura “Trio e Helmuar” shpallën pozitën e vet për dorëheqje të shpejtë të qeverisë së Bojko Borisovit, formimin e një qeverie teknike dhe zhvillimin e zgjedhjeve të ndershme.
Sipas protestuesve ka një demokraci të rreme dhe mjete të shumta për projekte të mëdha infrastrukturore gjenden në xhepat privatë.
Mbeten të bllokuara tri udhëkryqe kryesore në kryeqytetin e Sofjes – në Orllov Most, midis Presidencës dhe Këshillit të Ministrave dhe pranë Universitetit të Sofjes “Shën Klementi i Ohrit".Bullgarët në mbarë vendin e presin vitin e ri 2025 me iniciativa të ndryshme. Mbi 20 anëtarë të klubit të trajnerit të karatesë dhe jogës Emill Zllatev në Varna tradicionalisht kanë notuar më 1 janar në det. Ata ndanë se nuk sëmuren kurrë dhe ndihen..
Qeveria e përkohshme e Dimitër Gllavçevit ka publikuar një raport për aktivitetet e saj. Ai vëren se kabineti ka punuar me qëllim për të finalizuar procesin e anëtarësimit të plotë në Shengen dhe Bullgaria e ka përmbushur këtë qëllim. Falë përpjekjeve të..
Kushtet për shëtitje në male në ditën e parë të 2025 janë të shkëlqyera. Kështu njoftuan për BTA nga Shërbimi i Shpëtimit Malor i Kryqit të Kuq Bullgar. Është me diell dhe e qetë. Në disa nga resortet, disa objekte nuk funksionojnë. Temperatura maksimale në..
GERB-SDS përfundon negociatat për formimin e një qeverie të rregullt për shkak të refuzimit të "Bullgarisë Demokratike" (DB) për të mbështetur një kandidat..
Më 6 janar, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Epifaninë . Sipas Biblës, në këtë ditë Gjon Pagëzori pagëzoi Jezu Krishtin në lumin Jordan...
Më 7 janar shënojmë 80 vjet nga të ashtuquajturat "Krishtlindjet e Përgjakshme". Më 7 janar 1945, në Maqedoninë e Vardarit filloi therja masive dhe..