Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një fëmijë bullgar hyri në elitën botërore të shahut

Danaill Popzafirov
Foto: chessclubelit.com

9 vjeçari Danaill Popzafirov tashmë është i tretë në ranglistën botërore të fëmijëve-shahistë. Ai është i dytë për nga rejtingu ndër moshatarët e vet në Evropë.

Danaill është kampion i shumëfishtë i Bullgarisë për fëmijë dhe mbajtës i një sërë çmimesh ndërkombëtare. Ka filluar të luajë shah që në moshën 4 vjeç e gjysmë, por vetëm pas një viti i ka matur forcat me mjeshtrin e madh të shahut bullgar Veselin Topallov (kampion botëror i shahut në vitet 2005-2006 dhe nënkampion në periudhën 2010-2012).


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është në 1/8 finalet e Kampionatit Botëror të Volejbollit për meshkuj

Volejbollistët e ekipit kombëtar bullgar luajtën një tjetër ndeshje interesante nga Grupi E në Kampionatin Botëror në Filipine. Djemtë e Gianlorenzo Blenginit mposhtën ekipin e fortë të Sllovenisë, i cili është nr. 6 në renditjen botërore, me 3:2..

botuar më 25-09-15 5.38.MD
Ekipi i Bullgarisë për Kupën

Për herë të parë, Bullgaria do të përpiqet të hyjë në Grupin Botëror të Kupës "Davis"

Aleksandër Vasilev mposhti ish-numrin 37 në botë, Emill Ruusuvuori, dhe solli një fitore historike për Bullgarinë ndaj Finlandës në Kupën "Davis" – kampionatin botëror jozyrtar për ekipe kombëtare në tenis për meshkuj. Numri 2 në botë për të rinj fitoi..

botuar më 25-09-15 8.57.PD

Ivan Ivanov dhe Aleksandër Vasilev i bashkohen ekipit të Kupës Davis

Kampioni i US Open, Ivan Ivanov, dhe nënkampioni i tij i të rinjve, Aleksandër Vasilev, janë pjesë e ekipit tonë të Kupës Davis për ndeshjen kundër Finlandës në Grupin Botëror I, raporton BTA. Tenistët bullgarë do të presin skandinavët në..

botuar më 25-09-13 5.05.PD