“Kryengritja e Madhe Popullore” e shpallur nga protesta antiqeveritare mbaroi me heqjen e kampit të çadrave dhe të bllokadave të protestuesve në udhëkryqet kryesore në Sofje. Ditën e 57 të pakënaqësisë organizatorët përsëri thirrën në mëngjes një aksion proteste para godinës së Parlamentit në qendër të Sofjes.
Tensioni u rrit ditën e 56 të pakënaqësisë së popullit kur bomba të vogla dhe sende të ndryshme “fluturuan” drejt policisë para Parlamentit, transmetoi BNR. Përsëri ka pasur gaz djegës, megjithë thirrjet e organizatorëve se bëhet fjalë për provokime. Janë arrestuar 126 veta, 60 prej të cilëve me të kaluar kriminale, tha drejtori i policisë së kryeqytetit Georgi Haxhiev. Ndër ta është dhe lideri i partisë “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov. Policia njoftoi për 80 policë të plagosur gjatë 24 orëve të fundit.Mëngjesin e së enjtes do të krijohet mjegull në ultësira dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 dhe 5°, në rajonet ekstreme lindore 8-10°, në Sofje rreth 1°. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 17°, më të ulëta, deri..
“Bullgaria Demokratike” (DB) përmes një mesazhi për mediat deklaroi se kërkon që propozimet për kryeministër dhe përbërja e Këshillit të Ministrave të diskutohen në një takim lidershipi dhe pas arritjes së marrëveshjes përfundimtare të menaxhimit...
Seanca e re plenare e Kuvendit Popullor nisi me deklarimet për prioritetet e partive. Për GERB-SDS detyrë kryesore është formimi i një qeverie të rregullt dhe një mazhorancе të qëndrueshme qeverisëse, deklaroi deputeti Toma Bikov. Ai shpjegoi se në javët në..
Më 7 janar shënojmë 80 vjet nga të ashtuquajturat "Krishtlindjet e Përgjakshme". Më 7 janar 1945, në Maqedoninë e Vardarit filloi therja masive dhe..
Bisedimet për formimin e qeverisë së rregullt në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor nuk janë të rinovuar në këtë fazë. Kujtojmë se në..
Ministrja në detyrë e financave Ljudmilla Petkova mbrojti parametrat në projektbuxhetin për vitin 2025 para deputetëve të komisionit buxhetor. Ajo..