Sipas variantit të parë të masës 60/40 për donacionin e pagave gjatë pandemisë së Covid-19 në periudhën 13 mars – 30 qershor, afro 180 000 veta kanë ruajtur vendet e tyre të punës në mbi 25 000 firma. Në kuadrin e masës në fjalë në periudhën 15 korrik – 27 gush janë pranuar 3776 kërkesa për pagimin e kompensimeve të 119 754 punonjësve. Deri tani janë paguar 164 mln euro. Do të ruhen akoma 300 000 vende pune deri në fund të vitit, gjë për të cilën janë siguruar 250 mln euro.
Pa këtë masa papunësia do të ishte 14% dhe jo 7.9% siç është tani, pohojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, cituar nga BTA.Për ditën e sotme u shpall bojkoti i tretë i zinxhirëve ushqimorë. Këtë herë organizatorët bëjnë thirrje që jo vetëm për të mos bërë pazar në dyqane të mëdha, por edhe për të mos kryer transaksione bankare – tërheqje dhe depozitim parash, transferta..
Banka Kombëtare Bullgare (BNB) ka publikuar në faqen e saj të internetit përgjigjet e pyetjeve të rëndësishme në lidhje me adoptimin e euros dhe hyrjen e Bullgarisë në eurozonë. Kursi zyrtar i këmbimit të levit ndaj euros është kursi i..
Inflacioni vjetor i Eurozonës përshpejtohet në janar 2025 deri në 2.5%, krahasuar me 2.4% një muaj më parë. Në Bullgari, ai u përshpejtua më shumë në janar në 3.8% nga 2.1% një muaj më parë, duke arritur nivelin më të lartë në 12 muaj (që nga janari..