Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Plovdivi pret festën e vet me një program të pasur kulturor

4
Ekspozita “Rilindja Bullgare” në rrugën “Canko Llavrenov” në Plovdivin e Vjetër

Bashkimi i Bullgarisë, të cilin e shënojmë më 6 shtator, është gjithashtu festë e qytetit të dytë për nga madhësia në Bullgari Plovdiv. Tradicionalisht festimet në “Kryeqytetin e Bashkimit” do të fillojnë me një meshë të shërbyer nga Mitropoliti i Plovdivit Nikollaj.

Burra, gra dhe fëmijë do ta ringjallin kujtimin për ngjarjen e madhe historike për vendin tonë. Ata do të mishërohen në rolet e figurave kryesore historike, të cilat kanë kontribuuar për bashkimin e Bullgarisë së ndarë. Që të duken ngjarjet e rikrijuara maksimalisht autentike pjesëmarrësit nga Komiteti “Atdhedashuria” kanë rikrijuar uniformat e milicisë së Rumelisë në bazë të fotografive dhe dokumenteve nga fundi i shekullit të 19.

Me rastin e përvjetorit të 135 të Bashkimit të Principatës së Bullgarisë me Rumelinë Lindore Muzeu Regjional Historik në Plovdiv do të punojë falas. Qytetarët e Plovdivit dhe mysafirët e qytetit do të mund të njihen me ngjarjet rreth datës së madhe historike në ekspozitat “Rilindja Bullgare” dhe “Bashkimi i Bullgarisë nga viti 1885”.

Ekspozita “Bashkimi i Bullgarisë nga viti 1885” në sheshin “Sëedinenie” (“Bashkimi”) 1Shikoni një pjesë të koleksionit prej sendesh dhe veprash artistike që mbajnë simbolikën e Bashkimit në publikimin “Qyteti Plovdiv ruan kujtimin për ditën e lavdishme të Bashkimit në një ekspozitë të posaçme”.

Foto: Muzeu Regjional Historik në Plovdiv 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Është Dita e Kryqit të Shenjtë!

Më 14 shtator, Kisha Ortodokse Bullgare përkulet me nderim para Kryqit mbi të cilin u kryqëzua Jezu Krishti. Lartësimi i Kryqit të Nderuar të Zotit, (Krëstovden), është një nga 12 festat e mëdha të krishtera dhe gjithashtu një nga katër ditët në..

botuar më 25-09-14 5.05.PD

Torta Garash – ëmbëlsira legjendare mbush 140 vjet

Ëmbëlsira “Garash” është një tortë me një histori shumë interesante, që meriton vëmendjen si të pasionuarve pas historisë, ashtu edhe të dashamirësve të shijes së saj të padiskutueshme. Krijuesi i saj është austro-hungarezi Kosta Garash. Sipas..

botuar më 25-09-13 7.50.PD
Nikolla Stançev

95-vjetori i lindjes së kampionit të parë olimpik bullgar

Më 11 shtator 1930, në fshatin Tvërdica të rrethit të Burgasit, lindi Nikolla Stançev Nikollov – mundës në stilin klasik dhe të lirë. Në Lojërat Olimpike të vitit 1956 në Melburn, ai fitoi medaljen e parë të artë olimpike për Bullgarinë, në..

botuar më 25-09-11 5.25.PD