“Prova për t’u krijuar një Kushtetutë absurde, por e leverdishme për statukuon, me ndihmën e parave dhe të mburojave policore është një vepër kriminale ndaj së ardhmes së Bullgarisë. Parlamenti përpiqet duke e ndryshuar Kodin Zgjedhor ta bëjë të pakuptimshëm votimin me makina dhe të krijojë mundësi për korruptimin e të gjitha zgjedhjeve të ardhshme”. Këtë e deklaroi në fjalimin e vet Kreu i Shtetit Rumen Radev në lidhje me ngjarjet në Bullgari gjatë ditëve të fundit.
“Veprimet e shumicës në pushtet jo vetëm e provokojnë paqen civile, ata e thellojnë krizën dhe e shndërrojnë Bullgarinë në një peng të mbijetesës së vet politike”, vuri në dukje gjithashtu Radev.
Ai dënoi dhunën policore të përdorur kundër protestuesve dhe u bëri apel edhe protestuesve, edhe policisë për të qenë të qetë dhe të mos u përgjigjen provokimeve.
“Protesta është veprimi i vetëm kundër shkeljes së demokracisë”, shënoi gjithashtu Radev. Është detyrë e çdo një qytetari për t’i thënë “jo dhunës, represioneve dhe paligjshmërisë”, nënvizoi Presidenti Radev dhe nguli këmbë për dorëheqjen e menjëhershme të qeverisë si rrugëdalja e vetme nga kriza.Formimi i shumicës është një detyrë mjaft sfiduese në një parlament shumë të fragmentuar. Më vjen mirë që KuvendiPopullor po fillon të punojë, tha presidenti Rumen Radev në fillim të takimit me përfaqësuesit e GERB-SDS në Presidencë. Gjatë..
Turqit dhe grekët duan më shumë pika kalimi përgjatë Vijës së Gjelbër në Qipro Partitë politike greke qipriote dhe turke qipriote u kanë bërë thirrje liderëve të tyre që të hapin më shumë pika kalimi përgjatë Vijës së Gjelbër që ndan Qipron për..
Pasi për të njëmbëdhjetën herë ia dolën të zgjedhin kryetaren e Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor në personin e Natalija Kisellovës, të propozuar nga “BSP – E majta e Bashkuar”, deputetët votuan për zgjedhjen e nënkryetarëve të..