Cvetana Pironkova po vazhdon përpara në Nju Jork në Kampionatin e Hapur të Tenisit në SHBA. Bullgarja, për të cilën ky është turneu i parë pas një mungese prej mbi 3 vitesh, fitoi kundër Garbinje Mugurisa (Nr. 10) nga Spanja. Kështu bullgarja 32 vjeçare nga Plovdivi regjistroi fitoren e saj të dytë në tenisin profesional që pas korrikut 2017, kur mori pjesë për herë të fundit në Wimbledon”. Pas kësaj ajo mjekonte një traumë dhe ndërkaq lindi djalin e saj të parë.
Në raundin e tretë të turneut bullgarja do të ndeshet me kroaten Donna Vekic.
Në raundin e dytë të edicionit të sivjetshëm të US Open bullgari Grigor Dimitrov humbi nga hungarezi Marton Fucsovics dhe largohet nga turneu.Tenistja më e mirë bullgare Viktoria Tomova fitoi raundin e parë të turneut të tenisit WTA 1000 në Pekin me një fond çmimesh prej afro 9 milionë euro. Ajo mundi Lesja Curenko nga Ukraina me 6:3, 6:3. Kundërshtarja e radhës e bullgares, e cila është e..
Shahistet bullgare përfunduan në vendin e 10-të në renditjen përfundimtare të Olimpiadës së Shahut, e cila u mbajt në Budapest të Hungarisë. Në ditën e fundit të garës, Bullgaria mundi Italinë 3.5 me 0.5. Antoaneta Stefanova, Nurgul Salimova dhe..
Për të dhjetën vit, Bullgaria merr pjesë në Javën Evropiane të Sportit #BeActive. Në periudhën 23-30 shtator, Ministria e Rinisë dhe Sportit organizon aktivitete të shumta për inkurajimin e marrjes aktive me sport, përmirësimin e aktivitetit fizik..