Gjatë tremujorit të dytë ekonomia bullgare u tkurr 10% në krahasim me tre muajit e parë të vitit dhe shënoi uljen më dramatike sipas bazës vjetore prej 8.5% që nga viti 1997. Të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave janë për periudhën e masave më të rrepa kundërepidemike, të cilat kishin qëllim për ta kufizuar përhapjen e Covid-19.
PBB-ja u ul gjatë tremujorit të dytë të 2020-ës 10% në krahasim me tre muajit e parë, kur u rrit 0.3%. Ky është tremujori më i keq i Bullgarisë që nga një çerek shekulli. Për tremujorin e dytë PBB-ja është 14 mlrd euro, ose nja 2016 euro për frymë të popullsisë.Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..
Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..
Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..