Ministrja e Jashtme Ekaterina Zaharieva nguli këmbë për rifillimin sa më të shpejtë të punës së Komisionit të Përzier Multidisiplinar në kuadrin e Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë me Maqedoninë e Veriut. Në një bisedë telefonike me Ministrin e ri të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani Zaharieva insistoi për zbatimin e tërësishëm të Traktatit të nënshkruar në Shkup para tre vitesh, bënë të ditur reporterët e BNR-së. Puna e Komisionit ishte bllokuar nga kundërshtimet për Goce Dellçevin, më vonë edhe nga thirrja e zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoninë e Veriut.
Zaharieva dhe Bujari kanë shqyrtuar edhe takimin e ardhshëm të nivelit të lartë në kuadrin e Presidencës së përbashkët të Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor gjatë muajit nëntor në Sofje.Kontrata me Kompaninë Shtetërore Energjetike Turke “BOTASH” detyroi “Bulgargaz” me mbi 600 milionë leva (300 milionë euro), që shoqëria nuk është në gjendje t’i paguajë. Këtë deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një forum energjetik në Sofje,..
Eurodeputeti Ilija Llazarov deklaroi në qytetin Ruse se do të lobojë për ndërtimin e disa shluzave në pjesën bullgare të lumit Danub. Qëllimi i këtyre shluzave është të mbajnë nivelin e ujit në lumë dhe të mundësojnë lundrim gjatë gjithë vitit,..
Ndërtimi i një pjese të autostradës “Rilla”, e cila përfaqëson një degëzim të autostradës “Struma” dhe do të çojë drejt Maqedonisë së Veriut, do t’i jepet me koncesion një investitori privat. Këtë e deklaroi në qytetin Kjustendill ministri i..
Numri i udhëtimeve të bullgarëve jashtë vendit në gusht 2025 ka qenë 1.079 milion, ose 19.4% më shumë krahasuar me gushtin 2024. Këtë e tregojnë të..