Në Sofje përvjetori i 135-të i Bashkimit të Bullgarisë u shënua me një ndërrim solemn të rojës së nderit dhe një ceremoni modeste para Mauzoleut-Eshtore të princit Aleksandër I Batenberg. Për shkak të Covid-19 nuk kishte ceremoni solemne.
Sivjet qendra e festës së Bashkimit – Plovdiv, përsëri është mikpritës i rikrijimeve të ngjarjeve nga Dita e Bashkimit. Kulmi i festave në qytet është ceremonia zyrtare me fishekjzarre në sheshin “Sëedinenie” (“Bashkimi”), në të cilën Presidenti Rumen Radev mbajti fjalim. Në festime morën pjesë gjithashtu Kryetarja e Parlamentit Cveta Karajançeva dhe deputetë, kryetari i bashkisë së Plovdivit Zdravko Dimitrov dhe persona të tjerë zyrtarë.
Në Veliko Tërnovo përvjetori i shpalljes së Bashkimit u shënua me një marshim ushtarak dhe vendosje kurorash dhe lulesh para monumentit të të vdekurve në Luftën Serbo-Bullgare.
Në Burgas qindra qytetarë u përfshinë në “Vallen e Madhe të Burgasit” me përkrahjen muzikore të ansamblit profesional folklorik “Stranxha”.
Në Pleven dhjetëra veta u grumbulluan para Monumentit të Divizionit të katërt të këmbësorisë të Plevenit, ku me nderime ushtarake dhe një ritual solemn me pjesëmarrjen e ushtarakëve e shënuan festën.
Festime kishte dhe në qytete të tjera të mëdha të vendit duke u respektuar strikt masat kundërepidemike.Instituti kanadez "Fraser" i ka dhënë Bullgarisë një vlerësim prej 7.13 pikësh (nga maksimumi 10) në renditjen “Liria ekonomike në botë, 2025”. Me këtë rezultat, vendi renditet në vendin e 56-të nga gjithsej 165 shtete, duke u pozicionuar mes Greqisë..
Numri i udhëtimeve të bullgarëve jashtë vendit në gusht 2025 ka qenë 1.079 milion, ose 19.4% më shumë krahasuar me gushtin 2024. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Më shpesh, bashkatdhetarët tanë kanë udhëtuar në Greqi..
Duke filluar nga 8 tetori, do të vendosen sanksione efektive ndaj tregtarëve që nuk i përmbahen dispozitave të Ligjit për futjen e euros në Bullgari. Periudha e adaptimit, gjatë së cilës institucionet japin instruksione, po mbaron. Po fillojnë edhe..
Numri i udhëtimeve të bullgarëve jashtë vendit në gusht 2025 ka qenë 1.079 milion, ose 19.4% më shumë krahasuar me gushtin 2024. Këtë e tregojnë të..
Instituti kanadez "Fraser" i ka dhënë Bullgarisë një vlerësim prej 7.13 pikësh (nga maksimumi 10) në renditjen “Liria ekonomike në botë, 2025”. Me këtë..