Në Sofje përvjetori i 135-të i Bashkimit të Bullgarisë u shënua me një ndërrim solemn të rojës së nderit dhe një ceremoni modeste para Mauzoleut-Eshtore të princit Aleksandër I Batenberg. Për shkak të Covid-19 nuk kishte ceremoni solemne.
Sivjet qendra e festës së Bashkimit – Plovdiv, përsëri është mikpritës i rikrijimeve të ngjarjeve nga Dita e Bashkimit. Kulmi i festave në qytet është ceremonia zyrtare me fishekjzarre në sheshin “Sëedinenie” (“Bashkimi”), në të cilën Presidenti Rumen Radev mbajti fjalim. Në festime morën pjesë gjithashtu Kryetarja e Parlamentit Cveta Karajançeva dhe deputetë, kryetari i bashkisë së Plovdivit Zdravko Dimitrov dhe persona të tjerë zyrtarë.
Në Veliko Tërnovo përvjetori i shpalljes së Bashkimit u shënua me një marshim ushtarak dhe vendosje kurorash dhe lulesh para monumentit të të vdekurve në Luftën Serbo-Bullgare.
Në Burgas qindra qytetarë u përfshinë në “Vallen e Madhe të Burgasit” me përkrahjen muzikore të ansamblit profesional folklorik “Stranxha”.
Në Pleven dhjetëra veta u grumbulluan para Monumentit të Divizionit të katërt të këmbësorisë të Plevenit, ku me nderime ushtarake dhe një ritual solemn me pjesëmarrjen e ushtarakëve e shënuan festën.
Festime kishte dhe në qytete të tjera të mëdha të vendit duke u respektuar strikt masat kundërepidemike.Eurodeputeti Ilija Llazarov deklaroi në qytetin Ruse se do të lobojë për ndërtimin e disa shluzave në pjesën bullgare të lumit Danub. Qëllimi i këtyre shluzave është të mbajnë nivelin e ujit në lumë dhe të mundësojnë lundrim gjatë gjithë vitit,..
Ndërtimi i një pjese të autostradës “Rilla”, e cila përfaqëson një degëzim të autostradës “Struma” dhe do të çojë drejt Maqedonisë së Veriut, do t’i jepet me koncesion një investitori privat. Këtë e deklaroi në qytetin Kjustendill ministri i..
Tre persona – dy shtetas bullgarë të rinj dhe një shtetase palestineze e moshuar, anëtare e familjes së njërës prej bullgarëve – janë evakuuar me sukses nga Rripi i Gazës, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme. “Nxjerrja u krye në bashkëpunim të..
Një burrë u mbyt në një garazh nëntokësor të një ndërtese në fshatin turistik Elenite, njoftoi administrata rajonale e Burgasit, e cituar nga BTA. Trupi..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°C, ndërsa në Sofje – 2°C. Reshjet e shiut që kanë filluar gjatë natës do të nisin të..
Këshilli i Ministrave miratoi ndryshimet në Marrëveshjen midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për përgatitjen, ndërtimin dhe funksionimin e një..