Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dhuratë bullgare për Tetovën në Maqedoninë e Veriut

Foto: arkiv

Ambasadori i Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut Angell Angellov i dorëzoi Kryetares së Bashkisë së Tetovës Teuta Arifi një dhuratë prej pajisjesh mjekësore dhe pakosh ushqimore. Dhurojmë 14 kostume mbrojtëse, të cilat mund të përdoren deri në 50 herë. Këto janë 700 ditë pune për mjekët e vijës së parë. Kemi siguruar dhe ndihmë humanitare për ushqimin e 30 familjeve të dobëta sociale.

“Po flasim për vazhdimin e bashkëpunimit tonë në të ardhmen, në lidhje me Qendrën ditore për fëmijë me autizëm, që të mund të tregojmë solidaritetin tonë me njerëzit dhe fëmijët, të cilët ndeshen me këtë problem, tha Angellov. Kryetarja e Bashkisë së Tetovës Teuta Arifi nënvizoi se ky gjest i ambasadës është shumë i rëndësishëm në kohërat e vështira, siç është tani kriza e Covid-19.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Si lëshohen lejet e ndërtimit dhe si ndërtimet e paligjshme bëhen të ligjshme

Një tjetër fatkeqësi, një tjetër analizë dhe masa të ndërmarra nga institucionet përgjegjëse. Përmbytja shkatërruese që goditi vendbanimin turistik “Elenite” një javë më parë dhe mori me vete katër jetë njerëzish, çoi në një “zgjim” nga ana e shtetit –..

botuar më 25-10-15 7.30.PD

95 për qind e japonezëve e njohin kosin bullgar

Një laborator i përbashkët kërkimor i “LB Bulgaricum” dhe atij japonez “Meiji” do të hapet në gjysmën e parë të vitit 2026. Ai do të zhvillojë produkte të reja dhe do të studiojë përfitimet e kosit tradicional bullgar. Kjo u njoftua pasi Ministri i..

botuar më 25-10-14 2.52.MD

Mbi 20 000 bullgarë dhe kompani nga jashtë - përdorues të faqes për punë në atdheun e tyre

Raportohet një interes në rritje për faqen e re të “Bulgaria Wants You” vetëm një muaj pas lançimit të saj, njoftoi organizata. Mbi 10 000 përdorues të rinj janë regjistruar. Për krahasim, ky është numri i të gjitha regjistrimeve në faqe që nga..

botuar më 25-10-14 11.58.PD