Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festivali “Skenë në udhëkryq” me nderim ndaj Stefan Danaillovit

Foto: @scenatepe

Më 11 shtator fillon Festivali i 24 Ndërkombëtar Teatral Vjeshtor “Skenë në udhëkryq”. Festivali do të vazhdojë  deri më 21 shtator 2020 , ku organizatorë të tij janë Ministria e Kulturës dhe Bashkia e qytetit Plovdiv. Në mënyrë të pritur mjaft modest  do të jetë programi i sivjetshëm. Në kuadrin e 10 ditëve të festivalit do të zhvillohen punishte, lexime dhe prezantim i librave, por jo dhe shfaqje. Shkaku, kuptohet pandemia e koronavirusit dhe masat e detyrueshme  për parrezikshmëri, të cilat i supozon zhvillimi i ngjarjes kulturore në të mbyllur.

Por, në programin e festivalit zbulojmë dy punishte kureshtare teatrale - “E qeshura e lotit” me aktoren Sillvija Llullçeva dhe “Fjalë në veprim” të kompozitorit Asen Avramov. “Skenë në udhëkryq 2020” do të përkushtojë nderim ndaj aktorit të madh bullgar Stefan Danaillov /1942-2019/ - babai i festivalit. Pika kulmore do të jetë në ditën e fundit, kur në skenën e kinemasë verore “Orfeu” në qytetin Plovdiv do të ngjitet klasa e fundit e profesorit në akademinë teatrale, që të prezantojë shfaqjen  “Duartrokitje për Stefan Danaillovin”.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

40 vjet nga themelimi i “Apolonia”

Pak vite përpara se të ndjenim frymën e lirisë që erdhi pas rrëzimit të Murit të Berlinit, shumë muzikantë, artistë, shkrimtarë performonin për herë të parë në skenat e festivalit "Apolonia" në Sozopoll . I njohur asokohe me pseudonimin..

botuar më 24-08-27 6.45.PD

Kujtimi i basit të operës Boris Hristov si emblemë e Bullgarisë nga fundi i shekullit të XX-të

Një ekspozitë fotografike kushtuar personalitetit të basit të madh bullgar të operës Boris Hristov mund të shihet deri më 28 gusht në Sofje. Ekspozita organizohet nga departamenti "Kultura, Arkeologjia dhe Trashëgimia Kulturore" e Bashkisë së..

botuar më 24-08-25 10.15.PD

Lutierë nga e gjithë bota do të mblidhen në Kazanllëk në vitin 2025

Qyteti i Kazanllëkut, i vendosur në Luginën Bullgare të Trëndafilave, është zgjedhur për të pritur në vitin 2025 Konkursin Ndërkombëtar të Lutierëve të Violinës, Violës, Violonçelit dhe Kitarës. Forumi do të mbahet gjatë Festivalit të njohur të..

botuar më 24-08-25 7.30.PD