Nxënësit bullgarë presin me shumë emocion 15 shtatorin - dita e parë e pranishme shkollore që nga fillimi i pandemisë me Covid-19, për shkak të së cilës gjatë muajit mars të këtij viti qe shpallur gjendja e jashtëzakonshme. Por, krahas gëzimit përsëri të takohesh me bashkënxënësit, lind dhe një problem tjetër, i cili mjerisht po grumbullon një shpejtësi gjithnjë e më të madhe gjatë viteve të fundit - ngacmimi në shkollë.
Dhuna fizike dhe psikike janë kthyer në një rutinë të përditshme për disa adoleshentë.Sipas një studimi të bërë nga fondacioni “Asociacioni Animus”. Mbi 80% prej fëmijëve tek ne deklarojnë se, në një etapë kanë qenë objekt i një torture në shkollë. “Por, çështja e madhe është se çfarë të bëjmë ne si prindër, si të reagojmë, që t’i përkrahim” - thotë Maria Çomarova-drejtoresh e fondacionit dhe shton:
“Mjedisi shkollor është e përzier shumë me atë virtual. Ndjenja e kufirit tek fëmijët, e cila parimisht është relative, mjegulloi edhe më shumë përgjatë hapjes së komunikimit virtual. Tortura nga shkolla kaloi në rrjetin social dhe anasjelltas. Shqetësimet janë të mëdha, sepse çdo një mund të thotë çdo gjë - gënjeshtra, akuza, fyerje. E thënë sinqerisht, nuk u është e lehtë fëmijëve modernë! Zgjidhja është që situata fillimisht të shqyrtohet në familje, kurse pas kësaj viktimat të na kontaktojnë ne.
90% nga problemi me dhunën është psikologjik. Njeriu ka frikë.Dhe sa më shumë frikësohet, kaq më lehtë bëhet objekt i dhunës. Ka dhe diçka tjetër, të cilën viktimat e përdorin si një mekanizëm mbrojtës - kjo është përsëritja e pavetëdijshme e një situate të veçantë, me idenë që ajo të evitohet. Një fëmijë, i cili tanimë është bërë objekt i një torture shkollore, pas kësaj shumë lehtë përsëri bie në të njëjtën situatë, madje edhe sikur prindërit ta shpien në një shkollë tjetër. Prandaj rekomandojmë një konsultë me specialist, dhe jo thjesht nxënësi të transferohet në një vend tjetër”.
Martina Ptaçkova po kështu ka qenë objekt i një torture shkollore, por ka rritur të evitojë problemin me ndihmën e prindërve të vet dhe të ...arteve luftarake.
Martina është çeke, dhe është ambasadore e vullnetit të mirë të Republikës së Çekisë. Ajo mundohet t’u ndihmojë të rinjve. Për këtë qëllim ka përpunuar një metodikë të tërë për fëmijët të cilët janë viktimë e torturës, e cila aplikohet me sukses në vendin e saj. Bazohet si mbi përkrahjen psikologjike, kështu dhe mbi aplikimin e teknikave të posaçme për vetëmbrojtje: “Është me rëndësi të jesh i përgatitur mirë fizikisht, kështu që të mos gjendesh në një situatë, në të cilën je i pafuqishëm, por në qoftë se rastis një situatë e tillë, në të cilën je i pafuqishëm, të dish sesi të mund të mbrohesh!” - thotë Martina dhe shton: “Ne i mësojmë gratë dhe fëmijët sesi të reagojnë gjatë situatave të ndryshme.Për shembull në qoftë se ndonjë i shtyn, i rezon në tokë, ne i mësojmë sesi të ngrihen drejt në këtë situatë, kështu që të mos vazhdojnë të jenë nën goditjet e agresorit. I mësojmë me teknika të ndryshme sesi të përballojnë situatën e dhënë, për shembull kur ndokush mundohet t’i godasë me shuplakë ose t’i godasë në mënyrë frontale, ose mundohet t’i puthë me dhunë, kurse ato fare nuk kanë një dëshirë të tillë.
Në Bullgari, Martina u takua me përfaqësues të fondacionit “Asociacioni Animus” dhe të Bashkisë së Kryeqytetit me idenë të popullarizojë metodën e vet për parandalimin e dhunës gjithashtu dhe në shkollën bullgare.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Veneta Nikollova
Në mes të janarit të këtij viti tetë shoqata kulturore dhe arsimore bullgare nga Bosilegradi, Caribrodi, Zvonci, Vranja, Pirot dhe Niš i dërguan një letër të hapur Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, Avokatit të Popullit Zoran Pašalić, Delegacionit të..
Në ekspozitën-konferencë High Security Printing EMEA-2025 në Bazel të Zvicrës, karta bullgare e identitetit fitoi vendin e parë për kartën më të mirë të identitetit në Evropë për vitin 2024, njoftoi Ministria e Brendshme. Përveç dizajnit të saj modern dhe..
Një ekip prej 12 nxënësish bullgarë të klasës së 11-të, i udhëhequr nga Elica Pavllova, fitoi vendin e parë midis pjesëmarrësve nga e gjithë bota në konkursin prestigjioz të projektimit të kolonive hapësinore të organizuar nga Shoqëria Kombëtare e Hapësirës..
Më 16 shkurt Radio Bullgaria feston 89 vjetorin e saj. Gjatë gjithë këtyre viteve, media jonë shumëgjuhëshe ka qenë jo vetëm një kanal informacioni, por ka..
Më 16 shkurt 2025 bëhen 127 vjet nga botimi i buletinit të parë të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), të nënshkruar nga drejtori i parë i saj Oskar..