Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministrja e Jashtme bullgare është për vizitë në Ukrainë

Ministrja Zaharieva
Foto: BGNES

Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Jashtme e Bullgarisë Ekaterina Zaharieva është për vizitë zyrtare në Ukrainë. Bashkë me homologun e vet Dmitro Kuleba ajo do të shqyrtojë marrëdhëniet “BE-Ukrainë” në kuadrin e “Partneritetit Lindor” dhe përkrahjen bullgare për integrimin e vendit në BE. Do të diskutohen edhe çështjet politike dhe ekonomike të cilat janë me rëndësi më të madhe për dy vendet tona, ndër të cilat janë edhe të drejtat e minoritetit bullgar.

Më 18 shtator Ministrja bullgare do të bisedojë me kryetarin e Radës Supreme Dmitro Razumkov dhe me Zëvendëskryeministrin e integrimit evropian dhe euroatlantik Olga Stefanishina. Zaharieva do ta vizitojë Odesën, ku janë parashikuar takime me guvernatorin e krahinës Maksim Kucij dhe me përfaqësues të bashkësisë bullgare.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Si çdo vit, më 15 shtator u hap zyrtarisht viti i ri shkollor në Bullgari

Që prej brezash, dita e parë e shkollës është një emocion i vërtetë për çdo familje bullgare – tha Presidenti Rumen Radev gjatë hapjes së vitit të ri shkollor në Gjimnazin e Parë të Gjuhës Angleze në Sofje, raportoi BTA. Kryeministri Rosen..

botuar më 25-09-15 12.06.MD

Kryeministri dhe ministri përgjegjës shprehën gatishmëri për mbrojtje nga dronët

Bullgaria është e gatshme të rrëzojë dronë rusë. Zona verilindore e vendit po monitorohet në mënyrë aktive – këtë e deklaroi për bTV ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Ai bëri të ditur se Sofja do të marrë një hua prej mbi 3 miliardë eurosh përmes..

botuar më 25-09-15 9.21.PD

Rritje sezonale e ofertave për punë, por rënie në krahasim vjetor

Kërkesa për punonjës u rrit me 5% gjatë muajit gusht, që përkthehet në mbi 1700 vende pune më shumë krahasuar me korrikun, njoftoi për BTA një nga kompanitë më të mëdha të burimeve njerëzore në Bullgari. Megjithatë, krahasuar me të njëjtën periudhë të..

botuar më 25-09-14 6.10.PD