Dhjetëra zanatçinj, artistë cirku, muzikantë dhe prodhues të ushqimeve ekologjikisht të pastra marrin pjesë në edicionin e dhjetë të festës “Një natë në Çarshinë e Samovodenes” dhe në Festivalin e Zanateve në Veliko Tërnovo. Aktivitetet hapen sot dhe janë pjesë e programit për festimet e përvjetorit të 112 të shpalljes së Pavarësisë. “Na presin gjashtë ditë dhe mbrëmje të mrekullueshme me koncerte, demonstrata cirku, punë në punishtet e mjeshtërve. Do të organizohet dhe një treg i mallrave të zanatçinjve dhe i ushqimeve”, tha për BNR Nelina Cërova nga Bashkia e Veliko Tërnovos.
Posaçërisht për festën Çarshia e Samovodenes është dekoruar me 320 balona me ngjyra më të ndryshme.Një Muze Etnografik Rajonal në Plovdiv hap dyert për edicionin e 16-të të Javës së Artizanateve Tradicionale, raportojnë organizatorët e muzeut. Hapja është në Ditën e Enjos (24 Qershor), e nderuar në traditën tonë popullore si dita e barërave dhe fuqisë..
Më 22 qershor mbi 30 kuzhinierë nga i gjithë vendi mblidhen në Montana për festivalin e kuzhinës popullore "Babina Dushica". Festivali i kuzhinës është pjesë e programit për kremtimin e festës së Montanës "Shpirti i Shenjtë" në Kopshtin e..
Myslimanët në Bullgari festojnë Kurban Bajramin. "Kurbani është një fjalë arabe që do të thotë “afrim”. Përmes kurbanit, myslimanët bëjnë gjithçka që është e mundur për t'iu afruar mëshirës së Allahut", tha kryemyftiu në Bullgari, Dr. Mustafa Haxhi, në..