Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nëpër gjurmët e mjaltit të manit - “floriri i zi i Stranxhës”

Në prag të vjeshtës në plan të parë del kujdesi për forcimin e organizmit dhe të sistemit imun. Disa prej mundësive janë shëtitjet mes natyrës, në gërshetim me vetitë shumë të mira të mjaltit të manit për shembull! Në malin Stranxha mund t’i kombinoni që të dyja.

Sipërmarrës vendas kanë punuar një itinerar të posaçëm i cili prezanton nga afër mjaltin e manit nga krahina e Stranxhës dhe produktet biologjike të bletëve, të cilat prodhohen në pyjet rreth lumit Veleka. Turistët kanë mundësi të vizitojnë dy bletore, të vendosura në fshatrat e nestinarëve /valltarë të cilët vallëzojnë mbi prush/ të Stranxhës. Në to nxirret mjalti biologjik, uthulla prej mjalti  dhe produkte të tjera prej mjalti të cilat e risin imunitetin.


Mjalti prej mani nga Stranxha është me veti të dëshmuara shëruese dhe prej kohe është imponuar si një pjesë nga logoja turistike e malit. Jo rastësisht  e quajnë “floriri i zi i Stranxhës”! Gjatë vitit 2019 ai u bë produkti i parë bullgar, i regjistruar me një emërtim të Mbrojtur për prejardhje në bazë të skemave Evropiane për cilësi. Prodhohet prej bletëve mjaltë sjellëse, të cilat mbledhin nektar nga bimët dhe lëngun e ëmbël nga lisat e Stranxës.

Mjalti i Stranxhës ka aromë të frutave të pjekura dhe shijen e karamelit dhe është me një përmbajtje shumë të ulët të polenit. Në sajë të kompleksit prej mineraleve, të aminoacideve thelbësore dhe të pazëvendësueshme dhe të vitaminave, ai përdoret për rritjen e imunitetit dhe për shërimin e problemeve të ndryshme - duke filluar që nga gripi dhe arrihet deri tek sëmundjet e veshkave dhe të mëlçisë.

Paralelisht me vizitat në bletore, turistët njihen dhe me brendësinë e malit - me vendet e tij më të shenjta dhe të lashta, me traditat, natyrën dhe kuzhinën vendase.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv-iniciatorë



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ku bullgarët do ta presin Vitin e Ri 2025?

Rreth 700 mijë bullgarë zgjedhën të udhëtojnë për të pritur Vitin e Ri. Rreth 120-130 mijë prej tyre preferuan të shkojnë jashtë vendit dhe po aq të huaj zgjedhën Bullgarinë për pushimet e tyre. Vendet më të preferuara për pritjen e Vitit të Ri 2025..

botuar më 24-12-31 3.17.MD

Verë, spa, aventurë dhe relaksim - kombinimi perfekt për pushim

Kultura e verërave në Bullgari po përjeton një lulëzim. Gjithnjë e më shumë vende dhe ngjarje tërheqin adhuruesit e verës dhe rrisin interesin për turizmin e verës. Në vitin 2024 kërkesa për degustime të verës u rrit ndjeshëm. Dhe rezervimet për..

botuar më 24-12-31 7.05.PD
Pamje nga Arbanasi

Në gjurmët e shqiptarëve në rezervatin arkitekturor Arbanasi

Rezervati arkitekturor Arbanasi pranë Veliko Tërnovos është ndër destinacionet më të preferuara për turistët. Veçanërisht tërheqëse janë manastiret dhe kishat mesjetare, njëra prej të cilave quhet "Lindja e Krishtit". Kishat e Arbanasit janë objekte..

botuar më 24-12-27 9.05.PD