Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria nuk është në botën e tretë

Dino Dion
Foto: arkiv

Bullgaria aspak nuk është shtet i varfër” – kështu eksperti i financave Dino Dion iu përgjigj në platformën amerikane "Quora" pyetjes “Pse shtete si Bullgaria dhe Rumania janë kaq të varfra pas rënies së komunizmit? Dion shënon se 95% e bullgarëve kanë pronësi private, ndërsa vetëm 59% e amerikanëve kanë pronë të vet. Eksperti vë në dukje edhe përparësi të tjera, përfshi këtu shëndetësinë falas, ndihmat sociale dhe tatimet e ulëta, njofton agjencia BGNES.

Dino Dion ka lindur në Plovdiv të Bullgarisë Jugore dhe ka prejardhje greke. Gjatë viteve 90 ka emigruar në Perëndim. Nuk jam dakord kur në Amerikë e krahasojnë Bullgarinë me shtetet e botës së tretë. Në Evropë nuk ka “botë të tretë”. Evropa Lindore nuk është një vend i egër, ku nuk ka rrymë elektrike dhe kanalizim. Por bullgarët kanë faj për imazhin e tyre negativ jashtë, është i mendimit Dion. Bullgarët kanë PR dhe marketing të keq, shton eksperti i financave.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në botën magjike të "fëmijëve të Ivan Vazovit" dhe të gjuhës bullgare në Paris

“Vendi në Francë ku së bashku vizatojmë të ardhmen bullgare të fëmijëve tanë” – kështu e përshkroi Janeta Dimitrova vendin e saj të punës – Shkollën Bullgare të së Dielës “Ivan Vazov” në Paris – në një postim në një rrjet social një vit më parë. Është..

botuar më 25-02-21 7.30.PD

Personaliteti i Vasill Levskit vazhdon të lidhë bashkatdhetarët tanë jashtë vendit

152 vjet pasi Bullgaria humbi birin e saj të dashur, luftëtar për një shtet të lirë, të pavarur dhe tolerant - Vasill Levski, personaliteti i tij vazhdon të emocionojë dhe të frymëzojë zemrat e bullgarëve të të gjitha brezave. Historianët vazhdojnë të..

botuar më 25-02-19 5.10.MD
Kirill Vëllçev

BTA prezanton një font unik me rastin e përvjetorit të saj

Më 16 shkurt 2025 bëhen 127 vjet nga botimi i buletinit të parë të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), të nënshkruar nga drejtori i parë i saj Oskar Iskander. Agjencia u krijua në vitin 1898 me një dekret të Princit Ferdinand I, i modeluar sipas Agjencisë..

botuar më 25-02-16 7.55.PD