Sistemi bankar nuk u godit drejtpërsëdrejti nga kriza e koronavirusit. Aktualisht ai është i qëndrueshëm dhe nuk pritet rritje e interesave të kredive, tha bankieri Levon Hamparcumjan para televizionit BTV.
Duke e krahasuar krizën financiare me atë të dhjetë viteve më parë bankieri tha se kriza e kaluar ka qenë kryesisht krizë e likuiditetit dhe e mosbesimit mes bankave dhe se atëherë nuk ka pasur kapital të mjaftueshëm në vetë bankat. Gjatë këtyre dhjetë viteve situata u përmirësua në mënyrë që sistemi bankar dhe ai financiar në botë të jenë më të qëndrueshëm ndaj një shoku eventual, madje nëse shoku është absolutisht i papritur. Kështu qe sot bankat në Bullgari dhe në botë janë në një gjendje shumë më të mirë sesa ishin gjatë krizës së mëparshme, komentoi Hamparcumjan.
Ai është kategorik se bankat janë vendi më i sigurt për paratë tona. Sipas Hamparcumjanit këtë e ripohon edhe fakti se kursimet bankare të bullgarëve tashmë janë 57 mlrd dollarë.Rritja vjetore e të ardhurave tejkalon rritjen e shpenzimeve në vitin 2024. Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Statistikave në vitin 2024, të ardhurat mesatare vjetore totale për person në një familje arrijnë në 12,857 leva. (6573,68 euro) dhe..
Gjysma e kompanive nga Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari besojnë se tarifat mbi importet e mallrave nga BE-ja të shpallura nga presidenti i SHBA-së Donald Trump nuk do të ndikojnë drejtpërdrejt në biznesin e tyre. 1/3 e punëdhënësve të..
Gjatë 10 viteve të fundit, çmimet e banesave në Sofje u trefishuan, dhe në qytetet e mëdha më shumë se dy herë. Kjo është sipas të dhënave nga një prej kompanive më të mëdha të ndërmjetësimit në tregun bullgar. "Nëse në vitin 2015 në Sofje mund të..