Sistemi bankar nuk u godit drejtpërsëdrejti nga kriza e koronavirusit. Aktualisht ai është i qëndrueshëm dhe nuk pritet rritje e interesave të kredive, tha bankieri Levon Hamparcumjan para televizionit BTV.
Duke e krahasuar krizën financiare me atë të dhjetë viteve më parë bankieri tha se kriza e kaluar ka qenë kryesisht krizë e likuiditetit dhe e mosbesimit mes bankave dhe se atëherë nuk ka pasur kapital të mjaftueshëm në vetë bankat. Gjatë këtyre dhjetë viteve situata u përmirësua në mënyrë që sistemi bankar dhe ai financiar në botë të jenë më të qëndrueshëm ndaj një shoku eventual, madje nëse shoku është absolutisht i papritur. Kështu qe sot bankat në Bullgari dhe në botë janë në një gjendje shumë më të mirë sesa ishin gjatë krizës së mëparshme, komentoi Hamparcumjan.
Ai është kategorik se bankat janë vendi më i sigurt për paratë tona. Sipas Hamparcumjanit këtë e ripohon edhe fakti se kursimet bankare të bullgarëve tashmë janë 57 mlrd dollarë.Prioritetet kryesore të biznesit – anëtarësimi në Eurozonë dhe Shengen me bazë tokësore, mbeten në plan të dytë. Ata janë motorët që mund t'i japin një shtysë ekonomisë dhe mungesa e një qeverie të rregullt i pengon ato të arrihen, tha për BNR..
Pas publikimit në "Financial Times" se kompania ruse "Lukoil" po përgatitet t'i shesë rafinerinë në Burgas të Bullgarisë një konsorciumi kataro-britanik deri në fund të vitit, kompania lëshoi një qëndrim zyrtar. Në një letër për mediat, pronari i rafinerisë..
Ministri në detyrë i еnergjisë, Vlladimir Malinov, njoftoi në një konferencë se as ai dhe as Ministria e Energjisë nuk kanë informacion për shitjen e Lukoil Neftohim Burgas. Dje, Financial Times, duke cituar burimet e veta, raportoi se gjigandi rus i..