Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festivali “Haskovo Xhaz” - program interesant me pjesëmarrje ndërkombëtare

Duo Fuss / Leichtfried
Foto: dominikfuss.com

Edicioni i 24 i Festivalit “Haskovo Xhaz”/ 23-26 shtator/ i është kushtuar shpirtit të lirë të pianistit tonë të madh të xhazit Millço Leviev, i cili vdiq gjatë muajit tetor të vitit të kaluar. Posaçërisht për festivalin nga Austria mbërritën DOMINIK FUSS bori, flugelhorn dhe JÖRG LEICHTFRIED - piano.

Një nga miqtë e festivalit, këngëtari i njohur i xhazit Vasill Petrov, u paraqit përpara publikut në një projekt të përbashkët me trion Jordan Tonovski. Mes pjesëmarrësve qe po kështu dhe formacioni i ri bullgar „The Swinging Sparrows“, në të cilin janë Veleka Cankova - vokal, Arnau Garofe Faras - saksofon, Stefan Goranov - bateri e të tjerë. Muzika e pianistit tonë të madh të xhazit dhe kompozitor Millço Leviev interpretuan Viki Allmazidu - vokal , Aleksandër Vasev - piano, Todor Bakarxhiev - bori, Vasill Haxhigrudev - kontrabas  dhe Stefan Goranov - bateri.  Në ditën e fundit të festivalit në skenë do të jetë dyshja „Two men orchestra“, bashkë me xhaz këngëtaren  Vesella Morova, si dhe formacioni „Groove Tribe“, i cili do të mbyllë ngjarjen.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Gjithçka është në rregull"

Disa ditë para ditëlindjes së tij dhe një muaj para koncertit të tij të madh në sallën Arena Sofja, Ljubo Kirov prezantoi një këngë tjetër nga albumi "Zemra e re" - baladën e bukur "Gjithçka është në rregull". Teksti, si gjithmonë, është i Ljubos,..

botuar më 24-10-29 6.20.PD
Millço Leviev

Koncert kushtuar muzikantit të madh bullgar Millço Leviev

Muzika e kompozitorit dhe pianist bullgar me famë botërore Millço Leviev do të tingëllojë sonte (më 28 tetor) në Sallën "Bëllgaria" në Sofje. Koncerti "Legjenda për Millço" i Ansamblit të Dhomës "Sofijski Solisti" nën drejtimin e Konstantin Dobrojkov..

botuar më 24-10-28 12.30.MD

"Qetë"

Roberto Nikollov, i njohur si Robi, është i palodhur – pasi prezantoi albumin e tij "Të dy" këtë pranverë, tani është gati me një koleksion të ri. Një nga këngët e tij të reja “Qetë” trajton një temë të rëndësishme sociale. Edhe këtu është e..

botuar më 24-10-25 12.40.MD