Pandemia nga Covid-19 çoi deri në një ulje të madhe të turistëve të huaj, të cilët e kanë zgjedhur Bullgarinë për pushim të vet. Kufizimet e imponuara për udhëtim nuk u lejuan bullgarëve të shumtë të realizojnë pushimin e tyre të planifikuar jashtë shtetit.
Pavarësisht dhe me një dozë të madhe pasigurie, pas mbylljes së detyruar dymuajshe nga marsi deri në maj, hotelet filluan të pranojnë miq, por një pjesë e madhe nga pronarët e tyre nuk besojnë se do të përfundojnë vitin me fitim. Kjo vlen si për vendpushimet verore, kështu dhe për SPA destinacionet tona. Zënia e bazave aty formohet kryesisht nga pushimet e fundjavës, kjo në gërshetim me mungesën e rezervimeve për muajt e caktuar tradicionalisht për konferenca-tetor dhe nëntor, i detyrojnë pronarët e SPA hoteleve po kështu të shqetësohen për bilancet e tyre.
Dhe megjithatë muajt korrik dhe gusht u llogaritën si të fortë për SPA destinacionet bullgare, kryesisht në sajë të turistëve bullgarë. Sa i përket zhvillimit të sektorit si tërësi, kryetarja e Bashkimit Bullgar të Turizmit Balneologjik dhe të SPA turizmit Sijka Kacarova është kategorike se, potenciali për këtë është në dukje kudo në vend. Kushti është që autoritetet vendase ta venë mes prioriteteve të veta. SPA destinacionet janë të ndara në disa grupe, vuri në dukje përpara Radio Bullgarisë Sijka Kacarova dhe shpjegoi:
“Kemi destinacione të njohura me karakter ndërkombëtar, kemi dhe të tilla të rëndësishme lokale si dhe destinacione me potencial. Vendet të cilat e “tërheqin përpara” turizmin tonë shëndetësor janë vendpushimet tona të njohura mirë Allbena, Shën Konstantin dhe Elena, Zllatni Pjasëci, Pomorie, Pavell Banja, Hisarja, Kjustendill, Velingrad dhe Bellçin, i cili paraqitet si një destinacion i ri. Vendet për shërim klimaterik si Pamporovo dhe Borovec, po kështu janë të rëndësishme. Por tek to duhet të përpunohet stina e verës, e cila ka potencial të bëhet madje më e fort se ajo dimërore.”
Që të mund të stimulohet dhe të zhvillohet SPA turizmi është i domosdoshëm një angazhim më serioz dhe nga ana e shtetit, i cili të krijojë një politikë për profilaksinë e popullsisë. Një nga shembujt shumë të mirë për këtë është Çekia. Aty shteti i siguron çdo një qytetari çek nga 150 euro, të cilët ai i shton ndaj shpenzimeve, të cilat do t’i bëjë gjatë kohës së qëndrimit të tij gjashtë ditor në ndonjë SPA pushim vendas. Një ndihmë e ngjashme financiare është e mundur dhe tek ne, sipas Sijka Kacarovës:
“Kemi dërguar letra mbi temën deri tek ministrat e financave dhe të turizmit, kemi folur me sindikatat dhe me organizatat punëdhënëse. Është i domosdoshëm një ndryshim i vogël normativ i cili do të lejojë pranë kuponëve të ushqimit punonjësit të mund të marrin dhe kuponë për një parandalim shëndetësor. Në këtë mënyrë punëdhënësit do të stimulohen. Kur them punëdhënës, nuk flas vetëm për shtetin, por dhe për kompanitë private. Me një program të ngjashëm SPA, në qoftë se propozojnë programe të mira, destinacionet mund të punojnë me kapacitet të plotë jo vetëm gjatë muajve korrik dhe gusht. Në këtë mënyrë do të stimulohet turizmi i brendshëm dhe do të ruhen vendet e punës, gjë e cila është me rëndësi.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNESSofja nuk është ndër kryeqytetet më të vizituara evropiane, por ka shumë për të ofruar - qyteti është modern, duke ruajtur hijeshinë e së kaluarës. Kryeqyteti bullgar është një alternativë e mirë për Parisin dhe Londrën, shkruan edicioni bullgar i..
E vendosur në Rillën Veriperëndimore, në luginën e lumit Maljovica, shtëpia malore "Maljovica" është ndër më të njohurat në mesin e alpinistëve në Bullgari - për pushime, për të ngrënë apo pije freskuese dhe si pikënisje për një sërë majash -..
Qyteti turistik Primorsko në bregdetin tonë jugor po pret Forumin e Detit të Zi 2024, ku kompanitë dhe bashkitë më të suksesshme në rajonin e Detit të Zi do të nderohen në një ceremoni zyrtare më 6 shtator 2024 në qendër të qytetit. Për të nëntin..
Bullgaria, e vendosur në qendër të qytetërimeve të lashta, ofron pamje mbresëlënëse historike, të rrethuara nga brigjet më të mira të Detit të Zi dhe..