Sofja nuk është ndër kryeqytetet më të vizituara evropiane, por ka shumë për të ofruar - qyteti është modern, duke ruajtur hijeshinë e së kaluarës. Kryeqyteti bullgar është një alternativë e mirë për Parisin dhe Londrën, shkruan edicioni bullgar i Deutsche Welle duke cituar burimin gjerman "Die Welt". Edicioni gjerman thekson se nga fundi i marsit 2024, Bullgaria është pjesë e zonës Shengen dhe udhëtimet ajrore janë bërë më të lehta. Gjithashtu theksohet se “Sofja është një alternativë e vërtetë për destinacionet kryesore turistike evropiane si Londra, Parisi apo Roma”, shkruan “Die Welt”, duke vënë në dukje se sofjanasit “shpesh flasin mirë anglisht dhe janë të gatshëm të ndihmojnë turistët”. Sipas “Die Welt”, tramvajet, disa prej të cilëve datojnë në vitet 1960 dhe 1980 – prodhim gjermanoperëndimor dhe çekosllovak, ende kujtojnë të kaluarën e dikurshme socialiste. Botimi gjerman i kushton vëmendje edhe historisë së Sofjes - nga koha romake deri në të kaluarën tonë të afërt socialiste. Vihet re gjithashtu se fytyra moderne e kryeqytetit bullgar mund të gjendet përreth universitetit, ku "gjithçka është e gjelbër dhe plot me kënaqësi kulinarie", dhe libraritë e shumta në qendër janë "një shenjë e mirë e vitalitetit të një qyteti".
Lexoni më shumë:
Në prag të sezonit më aktiv veror, i cili tek ne zgjat jo më shumë se dy muaj – korrik dhe gusht – u konstatua se sektori është relativisht i qetë. Rezervimet janë të mira dhe parashikimet për një rritje prej 6% krahasuar me vitin e kaluar në kulmin e..
Bullgaria është vazhdimisht ndër destinacionet më të përballueshme në Evropë. Kjo është vënë re nga Times of India në një botim cituar nga Forbes Bulgaria për shtatë vendet më të lira evropiane që çdo udhëtar me një buxhet të kufizuar duhet të..
Burgasi , si një destinacion i arritshëm dhe tërheqës për turistët nga Turqia - ky është hapi tjetër për të tërhequr mysafirë nga fqinji ynë jugor në qytetin bregdetar dhe rajonin, njoftoi administrata komunale. Bullgaria është destinacioni..
Në prag të sezonit më aktiv veror, i cili tek ne zgjat jo më shumë se dy muaj – korrik dhe gusht – u konstatua se sektori është relativisht i qetë...
Bullgaria është vazhdimisht ndër destinacionet më të përballueshme në Evropë. Kjo është vënë re nga Times of India në një botim cituar nga Forbes..