Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mediat e autoritetshme turke prezantojnë ishullin Shën Anastasia dhe kompleksin Aquae Calidae në Burgas

Foto: Krasimir Martinov

Burgasi,  si një destinacion i arritshëm dhe tërheqës për turistët nga Turqia - ky është hapi tjetër për të tërhequr mysafirë nga fqinji ynë jugor në qytetin bregdetar dhe rajonin, njoftoi administrata komunale. Bullgaria është destinacioni i vetëm i huaj i prezantuar në numrin veror të së përditshmes turke Milliyet - një nga botimet mediatike më me ndikim në vend, i shpërndarë në të 81 provincat e Turqisë. Ky është rezultat i një fushate të synuar nga Ministria e Turizmit dhe Zyra Kombëtare e Turizmit në Stamboll, të cilat promovojnë Bregun Jugor të Detit të Zi  si një vend të preferuar pushimesh midis turistëve turq.

Kompleksi turistik Aquae Calidae

Rajoni i Burgasit paraqitet në faqet e botimit me dy nga vendet më të vizituara - Ishulli Shën Anastasia dhe kompleksi turistik "Aquae Calidae".

Ato kombinojnë historinë, natyrën dhe një atmosferë unike që tërheq turistë bullgarë dhe të huaj gjatë gjithë vitit.

Përpiloi: Joan Kolev

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: BTA, Krasimir Martinov



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Plovdiv me një atraksion të ri – një orë antike uji mat kohën në Sahat Tepe

Në majën e kodrës Sahat Tepe në Plovdiv , këto ditë u përurua një orë e lashtë uji – klepsidër, e rikonstruktuar sipas modeleve antike. Kjo është e vetmja orë e tillë e vendosur në ambient të hapur në Bullgari, dhe tashmë është atraksioni më i ri..

botuar më 25-10-05 7.10.PD

Uji mineral dhe turizmi – burimi i jetesës në qytetin Devin sot

Devin - "qyteti i ujërave minerale", ndodhet në një nga rajonet më piktoreske të Bullgarisë - i fshehur në pjesën jugperëndimore të vargmalit më të gjerë bullgar, Rodopet, përgjatë lumit Vëça. Në afërsi të tij ndodhen dhjetëra monumente natyrore dhe..

botuar më 25-09-30 7.15.PD

Përtej reve – shkëmbinj dhe balona sërish në një kërcim magjik mbi Bellogradçikun

Bellogradçiku dhe shkëmbinjtë e tij të famshëm botërisht janë sërish skena e një spektakli magjik. Për pesë fundjava radhazi – nga 19 shtatori deri më 19 tetor – qyteti është mikpritës i edicionit të pestë të Festivalit të Balonave. Pritet që mbi 5 mijë..

botuar më 25-09-27 9.10.PD