Shiu mbi Sofjen i pengoi shumë protestues kundër qeverisë dhe kryeprokurorit të përfshihen në protestat ditën e 80. “Mungesë e lidhjes me realitetin” – kështu oratorët e kualifikuan këshillin e kryetares së parlamentit Cveta Karajançeva që njerëzit nga sheshet të ecën më këmbë jo të shfrytëzojnë metronë, pasi protestojnë kundër kryeministrit. Në protestë u njoftua se Vlladimir Genovi i cili u shpall grevë urie para 14 ditëve është në gjendje të keqe shëndetësore. Protestuesit ngulin këmbë që avokati i popullit të zgjidhë problemin. Genovi deklaron se nuk do të ushqehet përderisa Bojko Borisovi nuk do të japë dorëheqje.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..