Borxhi i Jashtëm Bruto i Bullgarisë në fund të korrikut të vitit 2020 është 35 miliardë e 611 milionë euro. Kjo është 62.7% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) të vendit, njoftoi Banka Popullore Bullgare.
Në krahasim me vitin e kaluar borxhi rritet me 581,1 mln euro. Borxhet afatgjata janë 27 miliardë e 744 milionë euro, ose 78% e tërë borxhit të jashtëm bruto.
Borxhi bruto i sektorit të administrimit shtetëror është 5 miliardë e 681 milionë euro, ose 10% prej PBB-së së vendit. Në krahasim me korrikun e vitit 2019 ai rritet me 4.7%, ose me 254 milionë euro, saktësoi Banka Popullore Bullgare.Përfitime të rëndësishme ekonomike priten për Bullgarinë (me popullsi 6.5 milion njerëz) dhe Rumaninë (19 milion njerëz), të cilat u bënë anëtarë të plotë të zonës Shengen. Sipas vlerësimeve, Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) ka të ngjarë të rritet me të..
Nga 2 janari, Banka Kombëtare Bullgare (BNB) hedh në qarkullim monedha përkujtimore ari me temë "Virgjëresha Mari - Molla e Artë". Monedhat kanë prerje 10, 20, 50 dhe 100 leva (përkatësisht afro 5, 10, 25 dhe 50 euro), pa një tirazh konkret, njoftoi BNB...
Komisioni për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit miratoi çmimin e gazit natyror për muajin janar me vlerë 81,94 leva/MWh, pa taksat. Pavarësisht se çmimi i miratuar prej 81,94 levash (rreth 40.97 euro)/MWh është më i lartë se çmimi për dhjetorin me 7,97%, ai..
Banka Kombëtare Bullgare (BNB) ka publikuar në faqen e saj të internetit përgjigjet e pyetjeve të rëndësishme në lidhje me adoptimin e euros dhe..