Turistët gjermanë ankohen nga pushimet në bregdetin bullgar dhe kërkojnë kompensime, sepse masat kundër COVID-19 nuk janë të mjaftueshme, bënë të ditur turoperatorët në Forumin e Hoteleve që u zhvillua në Sofje. Më shpesh ankohen se personeli nuk mban maska, ose se ato nuk janë vendosur mirë. Megjithatë në hotelet dhe lokalet bullgare në bregdet nuk ka asnjë rast të konstatuar të koronavirusit, bëri të ditur biznesi.
Regjistrimet për stinën dimërore janë 10-15% më pak në krahasim me sezonin e kaluar. Mirëpo, në vendpushimet dimërore do të ketë turistë. Drejtori i Institutit për Analiza dhe Vlerësime në Turizëm Rumen Draganov prognozoi rritje të turizmit të brendshëm. Në periudhën 22 shjetor – 22 mars janë konstatuar 1.9 mln udhëtime të brendshme, ndërsa sivjet pritet që ato të jenë 2.25, transmetoi BTA.Në cepin më jugperëndimor të Bullgarisë, lart në malin Ograzhden, gjendemi në një copëz parajse të dalë nga përrallat – në fshatin magjepsës Dolene. Çdokush që vjen këtu mbetet i habitur, sepse pamja është shumë e pazakontë për shumicën e fshatrave..
"Rritet, por nuk plaket". Motoja e kryeqytetit tonë është vërtetuar me kalimin e kohës si plotësisht e vërtetë – Sofja po zhvillohet dhe po bëhet një qytet i bukur evropian pavarësisht problemeve që haset. Dhe po rritet jo vetëm në aspektin e..
Udhëtimet me lokomotiva me avull, të cilat BDZ (Hekurudhat Shtetërore Bullgare) i organizon me raste të ndryshme dhe festa për dashamirësit e trenave të vjetër, u bënë traditë. Treni që fishkëllen, që lëshon shumë avull dhe tym dhe bilbili i tij i..
Më 27 qershor, në qytetin Çepellare në malin e Rodopeve, një aktivitet i bukur me hyrje falas do të hapë sezonin turistik veror në mal. Ai do të..