Turistët gjermanë ankohen nga pushimet në bregdetin bullgar dhe kërkojnë kompensime, sepse masat kundër COVID-19 nuk janë të mjaftueshme, bënë të ditur turoperatorët në Forumin e Hoteleve që u zhvillua në Sofje. Më shpesh ankohen se personeli nuk mban maska, ose se ato nuk janë vendosur mirë. Megjithatë në hotelet dhe lokalet bullgare në bregdet nuk ka asnjë rast të konstatuar të koronavirusit, bëri të ditur biznesi.
Regjistrimet për stinën dimërore janë 10-15% më pak në krahasim me sezonin e kaluar. Mirëpo, në vendpushimet dimërore do të ketë turistë. Drejtori i Institutit për Analiza dhe Vlerësime në Turizëm Rumen Draganov prognozoi rritje të turizmit të brendshëm. Në periudhën 22 shjetor – 22 mars janë konstatuar 1.9 mln udhëtime të brendshme, ndërsa sivjet pritet që ato të jenë 2.25, transmetoi BTA.Një atraksion i ri në Burgas (Bullgaria Juglindore) hap dyert e tij në fillim të sezonit të verës. Ky është një park litari me një strukturë në shkallë të gjerë, i cili tashmë po ndërtohet në parkun "Ezero" ("Liqeni”), pranë qendrës së hipizmit dhe..
Sakar, një nga malet më misterioze dhe pak të njohura në vendin tonë, po bëhet ngadalë por me siguri një destinacion i ri për turizëm të qëndrueshëm. Rajoni, i vendosur midis Rodopeve Lindore dhe Stranxhës, ishte larg flukseve turistike për..
Vendpushimi Pamporovo në Rodopet premton emocione dhe aventura të paharrueshme gjatë muajve të ngrohtë. Sezoni i ri hapet më 20 qershor. Edhe këtë verë, adhuruesit e pushimit aktiv do të rrisin adrenalinën e tyre në Parkun Aventuror..
Më 27 qershor, në qytetin Çepellare në malin e Rodopeve, një aktivitet i bukur me hyrje falas do të hapë sezonin turistik veror në mal. Ai do të..