Në detin afër Burgasit u zbulua një pjesë prej thesarit më të madh prej qelqi të zhytur në pjesën bullgare të Detit të Zi, transmetoi BTA. Ndër zbulimet në fundin detar në gjirin “Çengene Skele” afër kepit Çiroza ka dhjetëra pjesëza prej enësh prej qelqi me cilësi të jashtëzakonshme. Më shumë janë gotët e verës.
Arkeologët supozojnë se ato janë prodhuar në shekullin e 17, ndoshta në Itali. Sipas hipotezës së punës thesari prej qelqi ka udhëtuar me një anije, e cila është ndeshur me një shkëmb nënujor dhe është zhytur. Studiuesit mendojnë se në qoftë se studimet nën ujë po vazhdojnë mund të lokalizohet dhe vetë anija, me akoma mallra. Dihet se që prej vitesh palombarët kanë zbuluar në këtë rajon artefakte të ndryshme.
Studimet janë bërë me përkrahjen e Bashkisë së Burgasit.Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e errësirës. Është një nga festat më të rëndësishme të krishtera fikse të vjeshtës, e quajtur edhe..
Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..
Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...
Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës..