Fëmijë nga Taraklia e Moldavisë u dalluan nga Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit. Në edicionin e 11 të konkursit për fëmijë dhe adoleshentë të agjencisë për këndim “Ljubka Rondova” morën pjesë 72 interpretime të 39 pjesëmarrësve individualë dhe 9 grupeve vokale.
Pjesëmarrësit e moshës nga 6 deri në 18 vjeç mbërritën nga Britania e Madhe, Gjermania, Spanja, Qiproja, Moldavia, SHBA-ja, Ukraina, Hungaria dhe Franca.
Në kategorinë “interpretues individual” Çmimin e Madh për këngë estrade e fitoi nxënësja nga gjimnazi i qytetit Taraklia Ksenia Todorova me këngën “Trëndafili Bullgar”. Çmimin e posaçëm të shkollës bullgare në degën “Grupe të muzikës së dhomës” u fitua nga Shkolla Rajonale për Arte në qytetin Taraklia, transmetoi BTA.Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: arkiv, arkiv personal, BGNES
Sot festojmë 95-vjetorin e lindjes së këngëtarit popullor dhe fizarmonistit Krum Jankov. Ai lindi më 11 shtator 1930 në fshatin Dobrallëk të malit të Rodopeve dhe tregoi që në fëmijëri interes për fizarmonikën. Vendimtare për formimin e tij si muzikant..
Duke incizuar këngë të reja, DARA kthehet edhe te hitet e saj të mëparshme. Tetë vite pas premierës, një nga këngët më të njohura të saj – "Mos" – rikthehet me një version modern për klubet. Në këtë aranzhim, tandemi i DJ-ve Kamen & Rusto..